☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.54 ▲1.61%
ARI 4,583 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,400 ▼ -1.63% ETH $2,029 ▼ -1.31% XRP $1.3117 ▼ -2.69% SOL $80.7300 ▼ -3.8%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.54 ▲1.61 % ARI 4,583 ▲0.56 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.54 ▲1.61 % ARI 4,583 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Film

Kadilli me një dokumentar në Torino

Para dy netësh, në kinemanë Massimo të Torinos është shfaqur filmi dokumentar “Sono stato dio in Bosnia. Vita di un mercenario” i regjisorit të ri shqiptar Erion Kadilli. Filmi është bërë sipas romanit La guerra in casa, të autorit italian Luca Rastell. 

Autori ka zgjedhur thuajse të mos bëjë montazh të imazheve duke mos dhënë gjykimin e duke ftuar spektatorët të ndajnë një thuajse-dorëzim të tronditur përballë spektaklit të të keqes, spektaklit të vetes dhe të shpërbërjes së vet të dhënë nga Roberto Della Fave, mercenar, satanist, snaiper, profesionist i vdekjes. 

Filmi ofron materiale për një reflektim mbi konceptin e të keqes, mbi imanencën e saj absolute, mbi banalitetin, mbi vanitetin, narcisizmin që sjell, mbi arratisjen, vetminë, mbi njëmijë argumente të mundshme dhe shqetësuese; një përmbledhje materialesh të cilat nuk ofrojnë një zgjedhje drejtimi, aq më pak një gjykim. 

Duket se spektatori ftohet t’i përdorë materialet si t’i shkojnë për shtat, të reagojë si të preferojë: me neveri, alarm, dhembshuri. Spektatori ka në dispozicion jetën e Robertos, imazhin që ai zgjedh të japë për të duke ndërthurur rrëfime vetëkënaqësie dhe autoakuza… 

Sekuenca më e tmerrshme e filmit, ajo në të cilën mercenari satanist i bën leksion një klase italiane të Fiume-s, të eksituar, të rrëmbyer, të admiruar nga bukuria e jetës së tij të mbrapshtë, nën sytë e një mësuesi të zënë ngushtë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.