☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,607 ▲1.21%
DOW 46,775 ▲0.94%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 100.09 ▼1.27%
ARI 4,813 ▲2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,790 ▲ +1.13% ETH $2,154 ▲ +2.46% XRP $1.3630 ▲ +1.88% SOL $85.8900 ▲ +3.76%
S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 % S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kampionati i vajzave, java e 5-të në fundjavë

Kampionati i futbollit të vajzave do të luajë javën e 5-të këtë fundjavë, teksa ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë. Kjo javë rezervon takime shumë interesante, duke nisur me Apolonia-Teuta, që do të jetë edhe sfida hapëse e kësaj jave të pestë, e planifikuar për t’u luajtur të shtunën në ora 12:00 në Fier. Apolonia do të luajë vetëm për 3 pikët në shtëpi, teksa vjen në këtë ndeshje pas fitores së rëndësishme ndaj Laçit në fushë të huaj, ndërsa Teuta u mund javën e kaluar nga Kinostudio në shtëpi. Ndërkaq, sfida tjetër e së shtunës është ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, me të kuqet do të udhëtojnë drejt Shkodrës, teksa sfida është planifikuar të nisë në ora 14:00 dhe do të luhet në Fushë “Reshit Rusi”. Në javën e kaluar, Partizani u mund në minutat e fundit nga Tirana në shtëpi, ndërsa Vllaznia nuk njeh humbje në këto katër javë kampionat dhe nuk ka pësuar asnjë gol.

Të dielën do të zhvillohen edhe 3 sfidat e tjera të javës së 5-të. Tirana do të presë në shtëpi Laçin, një ndeshje e lehtë në letër për vajzat bardheblu që e kanë nisur shumë mirë kampionatin dhe kërkojnë të vijojnë me këtë ecuri pozitive. Sakaq, Laçi nuk e ka shijuar ende fitoren këtë sezon, teksa do të tentojë të bëjë surprizën në Kompleksin “Skënder Halili”. Në dy ndeshjet e tjera të së dielës, Kukësi do të presë në shtëpi Skënderbeun, me përballjen që nis në ora 13:00, kurse Lushnja viziton kryeqytetin për t’u ndeshur me Kinostudion, në ndeshjen që luhet në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare, në Kamëz, duke nisur nga ora 14:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.