🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.39 ▲1.15%
ARI 4,533 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,783 ▲ +0.61% ETH $2,136 ▲ +0.26% XRP $1.3746 ▲ +0.48% SOL $86.4000 ▲ +1.78%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.39 ▲1.15 % ARI 4,533 ▼0.05 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.39 ▲1.15 % ARI 4,533 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Sporti

Kane-Diaz-Olise, treshja e Bayern mahnit Evropën, kapin kuotën e 100 golave

Bayern Munich po zhvillon një super sezon, me ekipin e Kompany që futi në “xhep” titullin në Bundesligë, ndërsa janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, Champions dhe Kupa e Gjermanisë. Një meritë të padiskutuar për këtë sezon fantastik ka edhe treshja magjike e sulmit, Harry Kane, Luis Diaz dhe Olise. Të tre […]

Bayern Munich po zhvillon një super sezon, me ekipin e Kompany që futi në “xhep” titullin në Bundesligë, ndërsa janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, Champions dhe Kupa e Gjermanisë. Një meritë të padiskutuar për këtë sezon fantastik ka edhe treshja magjike e sulmit, Harry Kane, Luis Diaz dhe Olise. Të tre lojtarët ishin protagonist edhe në sfidën e parë kundër PSG, me Kane që realizoi një gol dhe dhuroi një asist, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe dy sulmuesit e krahut, madje shënuan gola klasi. Pas ndeshjes kundër PSG, mediat i kanë bërë jehonë shifrave të këtij tredhëmbëshi ofensivë që po shkon në gjurmët e yjeve, apo sulmueseve që kanë shkruar historinë e futbollit botëror.

Ndaj PSG, Harry Kane kapi kuotën e 54 golave sezonal, me” bomberin” anglez që nuk di të ndalet duke kërcënuar rekordin e Robert Lewandowskit, si golashënuesi më i mirë në historinë e Bayern brenda një sezoni, ndërsa ka rezervuar edhe “Këpucën e Artë” në Evropë. Me 26 gola, Kane ndiqet nga Luis Diaz, ndërsa 20 gola këtë sezon ka shënuar edhe Olise. Të tre lojtarët së bashku kapën shifrën e 100 golave në total deri në këtë këtë sezon, pa llogarit asiste, shifra me të vërtetë fantastike. Me 100 gola, ky tredhëmbësh është vënë në ndjekje të legjendave që dikur “pushtonin” Evropën.

Tredhëmbëshi më i mirë në historinë është ai i Barcelonës, “MSN” e famshme, Messi, Suarez, Neymar. Në sezonin 2015-16 të tre së bashku realizuan 131 gola. Kane-Diaz-Olise, me 100 gola barazuan një tjetër tredhëmbësh historik, “BBC” e famshme të Real Madrid, Bale-Benzema-C.Ronaldo.

Treshja e Bayern Munich ka në dispozicion të paktën edhe 5 ndeshje, 6 nëse shkojnë në finalen e Champions League, për të thyer rekorde të reja në historinë e futbollit Evropian dhe Botëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.