Kronika

Kapet vrasesi i turisteve çekë

Sokol Mjacaj, i arrestuar pasditen e së dielës si i dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë, ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë.

Ai ka dëshmuar përpara policisë së Shkodrës duke rrëfyer kronologjinë e ngjarjes.

Sipas dëshmisë, 20-vjeçari ka udhëtuar më çiftin çek në makinë deri në fshatin Prekal, duke i kërcënuar ata me armën tip “Kallashnikov”.

Në momentin që drejtuesi i mjetit, Mikaeli, ka dashur t’ia merrte armën, Mjacaj thotë se ka qëlluar ndaj viktimave.


Arrestohet vrasësi i çiftit çek, pritet të merret në pyetje (VIDEO)

Sokol Mjacaj, personi i akuzuar për vrasjen e dy turistëve çekë dy ditë më parë në Prekal të Dukagjinit, pas arrestimit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, ku do të merret në pyetje lidhur me vrasjet.

Ndërkohë ka reaguar drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako: “Falënderojmë efektivët që morën pjesë në aksion dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave. Vijojnë hetimet për të mësuar nëse autori ka pasur bashkëpunëtorë. Do të ketë shtim masash policore në atë zonë, garantoj se turistët do të jenë të sigurt”.

Edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar me një postim në “Facebook”: “Faleminderit Policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”.

Arrestohet i dyshuari i vrasjes së çiftit

Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme Sokol Fran Mjacajn, të dyshuarin për vrasjen e çiftit çek në Prekal të Dukagjinit. 20-vjeçari nga fshati Lotaj i Dukagjinit qëndronte i fshehur në godinën e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Grudë e Re në Dukagjin.

Për kapjen e tij janë mobilizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s dhe drejtues të policisë. 350 forca policie rrethuan godnën ku fshihej i riu, i cili ishte i armatosur. Autorësia e tij është provuar, pasi njollat e gjakut, të gjetura në automjet dhe në trupat e viktimave, përputhen me ADN-në e 20-vjeçarit. Ka dyshime se, motivi i kryerjes së krimit ka qenë grabitja e makinës.

Grupi i hetimit ka zbuluar detaje të reja për vrasjen makabre në Dukagjin. Sipas hetuesve, Sokol Mjacaj po lahej në lumë kur ka dalluar çiftin e turistëve çekë, ka dalë nga lumi dhe u ka hyrë me forcë në makinë. 27-vjeçari, Michael Svatos ka tentuar të largohet me automjet, por është qëlluar për vdekje nga Mjacaj. Ky i fundit ka dalë nga automjeti dhe e ka qëlluar sërishatë dhe të dashurën e tij, 36-vjeçaren Anna Kosinova.

Operacioni policor është drejtuar nga Ardian Çipa dhe Altin Qato. Gjatë operacionit të ndjekjes së autorit, Pëllumb Shpati, punonjës policie është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital. Policia kërkoi nga qytetarët që të bashkëpunonin për kapjen e të dyshuarit. Pas konfiskimit të aparatit fotografik, rezultoi se Mjacaj kishte dalë shumë foto me çiftin dhe mund të kishte qenë shoqërues i tyre. Policia ka ndaluar më herët mbi 35 persona, të cilët janë pyetur për vrasjen e çiftit.

Nga operacioni policor për kapjen e Sokol Mjacajt 

Dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç u qëlluan për vdekje në fshatin Prekal të Dukagjinit, pranë Shkodrës. Ekspertët kanë përdorur edhe dy aparatet fotografikë të çiftit për të zbuluar ndonjë të dhënë për vrasësin. Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit kanë dyshuar për pista të tjera veç grabitjes.

20-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe vrasje 

Mjacaj, i cili ishte në ndjekje që prej mbrëmjes së djeshme, është një emër i njohur për drejtësinë dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë kriminale. Në vitin 2010, ai është dënuar me 10 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen e një 13-vjeçari. Sipas disa burimeve, Gjykata e Apelit në Shkodër e ka rishqyrtuar dosjen e tij më 2013-n dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të. Pas ndryshimit të dëshmive të tij, Apeli e uli dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Mjacajn. Nga 10 vite burg i dënuar në Shkallën e Parë, ai vuajti vetëm 5 vite burg dhe u lirua një muaj më parë. Për dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e fëmijës, Besnik Kodra u la në fuqi vendimi për 11 vite burg, ndërsa për Edmond Kodrën ndryshoi masa e sigurisë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Mjacaj ka dëshmuar në gjyq për vrasjen makabre të 13-vjeçarit nga vëllezërit Kodra. Pas vendimit të gjykatës, babai i vëllezërve Kodra e akuzonte Mjacajn për dëshmi të rreme.

Related Articles

Nje koment

  1. Nga   Amerika  e  larget  uroi  policine  e  shtetit    dhe   mnistrin  Tahiri,   per  kapjen  rekord  te  ketije   superkrimineli    krimineli .  N uke  gjeje  dote  fjale  per  ta  uryer  kete  shtaze,  I  lutem  shtetit  shqiptare,  parlamentit  dhe  presidentit,  urgjentisht te  miratojne  ligjin   me  vdekje, Ky  monster  te  varet ne  mes  te  SHkodres  te  lihet  mbi  24  ore i  varur, pastaj  te  groposet  si  qen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button