🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,967 ▼ -1.75% ETH $2,060 ▼ -3.83% XRP $1.3161 ▼ -2.38% SOL $79.0400 ▼ -2.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kapitulli 35 “përçan” Beogradin zyrtar

bbbbbMinistri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është krejtësisht e panevojshme thirrja e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që Kisha Ortodokse Serbe ta shfaqë mendimin e saj lidhur me kapitullin 35 në negociatat me Bashkimin Evropian, e që ka të bëjnë me Kosovën.

Autoritetet në Serbi në disa raste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me përmbajtjen e kapitullit 35-të, në të cilën sipas tyre përmban një numër të artikujve që paragjykojnë statusin e Kosovës dhe janë të drejtuara kundër interesave kombëtare serbe.

“Kryeministri i Serbisë [Aleksandar Vuçiq] shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë, kështu që mendoj se thirrja që Kisha të pyetet për punët shtetërore është e panevojshme”, tha Daçiq për gazetën bogradase “Danas”.

Në një intervistë për gazetën tjetër serbe “Politika”, presidenti Nikolliq, ka vlerësuar se kushtet për kapitullin 35, janë shumë të ashpra dhe do të paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, të cilat nuk janë të shprehura qartë, e të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë”, ka thënë Nikolliq në intervistën për të përditshmen “Politika”.

Nikolliq ka kërkuar që me këto sfida të mëdha Serbia duhet të përballet menjëherë, kurse pas hapjes së kapitullit për Kosovën, ai ka thënë se pret që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha Ortodokse Serbe, por dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë.

Serbia edhe zyrtarisht ka hapur bisedimet me Bashkimin Evropian mbi kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim më 14 dhjetor të këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.