Kronika
Kapshticë, 10 kg hashash në serbatorin e makinës, pranga 39-vjeçarit
Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
I arrestuari është shtetasi Miksel Kita, banues në Korçë. Ai u prangos pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA543AR në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, iu gjet një sasi prej 9.8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash.
Droga ishte e mbështjellë me natriban dhe e ndarë në 14 pako dhe ishte fshehur në serbatorin e automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë që ka në kompetencë veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.