Politika

KE: 649.5 milionë euro për Shqipërinë në shtate vitet e ardhshme

10000000000002F400000121390CAA5E-660x252
IPA II: Mbi 11 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e reformave në vendet e zgjerimit

Shqipëria do të përfitojë nga Komisioni Europian një shumë prej 649.5 milionë euro nëpërmjet Instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) per 7 vitet e ardhshme.

Komisioni Evropian ka zbuluar sot detaje se si BE-ja do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme.

Financimi, për të cilin u ra dakord nga BE vitin e kaluar, arrin në 11 miliardë euro dhe do të jenë në dispozicion përmes instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II).

Kështu, Shqipëria do të përfitojë 83.7 milionë euro për vitin 2014, 86.9 milionë euro për vitin 2015, 89.7 milionë euro për vitin 2016, 92.9 milionë euro për vitin 2017 dhe 296.3 milionë euro milionë euro për vitet 2018-2020. Për një total prej 649.5 milionë euro për periudhën 2014-2020.

Njoftimi i sotëm tregon një ndarje të financimit mes vendeve dhe përcakton prioritetet e politikave që do të financohen.

Autoritetet e vendeve në fjalë janë të përfshirë në identifikimin e fushave kryesore që ka më shumë nevojë të përfitojnë nga ndihma. Për këtë janë konsultuar Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE, si dhe organizatat e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare.

“Kjo ndihmë e ripërtërirë është një lajm shumë i mirë për rajonin e vendeve të zgjerimit. Kjo do të ndihmojë të mbështesë ato vende që kanë një perspektivë evropiane për zbatimin e reformave që do të ndikojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët, dhe do të ndihmojnë ata të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE dhe për të ndërtuar ura me fqinjët e tyre”, tha Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fule.

Ndihma financiare do të synojë prioritetet strategjike për vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe investimeve rajonale dhe territoriale. Fushat kyçe përfshijnë qeverisjen dhe reformën e administratës publike, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe mbështetje për rritjen ekonomike dhe konkurrencën.

Ndihmat financiare në këto zona do të jenë të orientuara për të mbështetur reformat e sektorit kombëtar që synojnë rezultate specifike. Duke siguruar vazhdimësinë me ish- fondet IPA, Instrumenti i ri IPA II do të veprojë me procedurë të thjeshtuar për të lehtësuar qasjen në financim për përfituesit dhe duke e lejuar atë që të jetë më tepër e orientuar drejt rezultatit, fleksibël dhe të përshtatura për nevojat e veçanta.

Një grup i përcaktuar mirë i treguesve dhe synimeve do të lejojë monitorimin e të saktë dhe vlerësimin e programeve. Shpërblimet e performancës do të zhvillohen në vitin 2017 dhe në vitin 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button