☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,616 ▼0.53%
DOW 52,471 ▼0.19%
NASDAQ 26,124 ▼0.79%
NAFTA 104.30 ▲4.25%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,428 ▲ +1.74% ETH $2,509 ▲ +0.79% XRP $1.4014 ▲ +3.96% SOL $101.6300 ▲ +1.17%
S&P 500 7,616 ▼0.53 % DOW 52,471 ▼0.19 % NASDAQ 26,124 ▼0.79 % NAFTA 104.30 ▲4.25 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,616 ▼0.53 % DOW 52,471 ▼0.19 % NASDAQ 26,124 ▼0.79 % NAFTA 104.30 ▲4.25 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

Kërcënon Putin: Kush i sulmon serbët, e ka sulmuar Rusinë

‘Ai që planifikon të sulmoj Serbinë dhe Republikën serbe duhet të dijë se kështu e ka sulmuar edhe Rusinë. Nuk është më viti 1995 apo 1999 dhe Rusia nuk do të lejojë asnjë agresion të ri ndaj serbëve. Beogradi dhe Banjalluka mund të llogarisin në përkrahje maksimale të Federatës Ruse’.

Kjo është porosia të cilën, sipas Pravda’s, presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi autoriteteve serbe pas problemit me tren në veri të Kosovës.

Porosinë e Putin’it, kryeministrit serb Vucic, ia ka përcjell shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov. Qëndrimi i liderit rus, transmeton gazetametro.net, i është përcjell edhe Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Nuk ka më dilemë. Putin qëndron pas Serbisë dhe Republikës serbe”, thotë, sipas Pravda’s, diplomati perëndimor i cili ka insistuar në anonimitet.

Këto pohime i ka konfirmuar në mënyrë indirekte Sergej Lavrov, i cili ka deklaruar se forcat kosovare nuk duhet të jenë të pranishëm në veri të Kosovës.

“Menjëherë pas ngjarjeve me tren të shtunën e kaluar më thirri ministri i jashtëm Ivica Dacic. U pajtuam se me shkuarjen e forcave speciale në veri të Kosovës dhe me pengimin e lëvizjes së lirë janë shkelur disa marrëveshje nga Brukseli. Tensioni në Ballkan po rritet në mënyrë drastike dhe kjo nuk është aspak mirë. Shpresoj se të gjithë do të kuptojnë se nuk duhet të lejohet konflikti i armatosur. BE është e obliguar që të qetësojë situatën dhe të mundësojë zbatimin e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka porositur Lavrov në  konferencën vjetore për medie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.