☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,680 ▲0.51%
DOW 53,169 ▲0.78%
NASDAQ 26,203 ▲0.52%
NAFTA 86.93 ▲0.12%
ARI 4,685 ▲2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,498 ▲ +6.67% ETH $2,414 ▲ +3.26% XRP $1.4027 ▲ +7.34% SOL $91.6600 ▲ +4.92%
S&P 500 7,680 ▲0.51 % DOW 53,169 ▲0.78 % NASDAQ 26,203 ▲0.52 % NAFTA 86.93 ▲0.12 % ARI 4,685 ▲2.48 % S&P 500 7,680 ▲0.51 % DOW 53,169 ▲0.78 % NASDAQ 26,203 ▲0.52 % NAFTA 86.93 ▲0.12 % ARI 4,685 ▲2.48 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Investigim

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po

Klodian Tomorri

Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të formës së prerë një konflikt të gjatë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze Bankers Petroleum.

Gjykata me seli në Paris vendosi që Bankers kishte fryrë shpenzimet me 236 milionë dollarë kosto të pajustifikuara për vitin 2012.

“Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit,” deklaroi ministria e Energjisë përmes një deklarate zyrtare, menjëherë pas vendimit të arbitrazhit.

Ky ishte një vendim, i cili ndryshonte llogaritë financiare mes Bankers dhe shtetit shqiptar me qindra milionë dollarë.

Përjashtimi i 240 milionë dollarëve nga kostot që Bankers kishte deklaruar në bilancin e vitit 2012, nuk ndryshonte vetëm treguesit e bilancit të 2012-ës, por edhe ato të të gjitha viteve më pas.

Tatim fitimi
I gjithë thelbi qëndron tek formula se si llogaritet tatim fitimi që Bankers duhet të paguajë në shtet. Sipas kontratës koncesionare të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, Bankers Petroleum lejohet të shfrytëzojë vendburimin pa paguar tatim-fitimi (prej 50%) deri në momentin që kompania të rekuperojë plotësisht të gjitha kostot dhe investimet e kryera në vendburimin e Patos Marinzës.

Pika kur të ardhurat rekuperojnë këto shpenzime materializohet përmes një koefiçenti të shprehur me formulë në marrëveshjen konçesionare, që quhet faktori R. Për sa kohë faktori R qëndron nën 1, pra të ardhurat nga shitja e naftës qëndrojnë më të vogla se shpenzimet totale, Bankers nuk paguan asnjë lek tatim fitimi, por paguan vetëm rentën minerare.

Kjo është që ajo që ka ndodhur deri më sot. Pas plot 22 vitesh shfrytëzim të fushës së Patos-Marinzës, Bankers nuk ka paguar asnjë lek tatim fitimi, për shkak se faktori R ka qenë gjithmonë më i vogël se 1. Pra, të ardhurat nga shitja e naftës nuk kanë barazuar akoma shpenzimet totale të deklaruara.

Por vendimi i arbitrazhit e ndryshon krejtësisht situatën. Shteti shqiptar duhet të rillogarisë bilancin e vitit 2012 të kompanisë përmes heqjes nga kostot e njohura të 236 milionë dollarëve dhe më pas duhet të rillogarisë faktorin R, jo vetëm për vitin 2012, por për të gjithë vitet më pas.

Me pak fjalë me llogaritë e reja, Bankers duhet të paguajë tatim fitimi, i cili në vlerë progresive për 14 vitet pas 2012-ës mund të shkojë që qindra milionë dollarë. Por kjo nuk ndodh. Qeveria shqiptare ka harruar të bëjë llogaritë dhe të fillojë mbledhjen e tatim fitimit, i cili është me vendim të formës së prerë të arbitrazhit dhe nuk kontestohet dot askund nga kompania.

“Harresë” miliardash
Kjo është një harresë miliarda lekë ose qindra milionë dollarë, para të cilat duhet të ishin tashmë në buxhet. Siç e pati thënë dhe kryeministri me triumfializëm, kjo ishte një fitore e madhe.

“Ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën,” tha Rama një vit më parë.

Vendimi i arbitrazhit ka marrë formën e prerë që në qershor të vitit 2024. Përgjatë kësaj kohe, qeveria dhe shteti shqiptar ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të llogaritur treguesit e rinj financiar në bilancet e Bankers si dhe për të mbledhur tatim fitimin që del nga vendimi i arbitrazhit.

Por ministria e Energjisë dhe as ajo e Financave nuk kanë filluar as sot të bëjnë llogaritë. Këtu po konsumohet një falje e heshtur, e cila mund të shkojë deri në 300 milionë euro.

Në rast se kompania vendos që një ditë të largohet, dhe kjo nuk është shumë çudi, ato para do të avullojnë dhe nuk do të mblidhen asnjëherë.

E gjitha kjo nuk është një harresë qypash, edhe pse qypa Rilindja ka me bollëk nga Energjetika tek Financat. Dikush po bën pazar me Bankersin në kurriz të shqiptarëve. Pazar kriminal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.