🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,568 ▼0.11%
DOW 46,440 ▼0.27%
NASDAQ 21,808 ▼0.15%
NAFTA 111.62 ▲11.49%
ARI 4,683 ▼2.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,879 ▼ -1.93% ETH $2,054 ▼ -3.61% XRP $1.3041 ▼ -3.32% SOL $78.9600 ▼ -5.79%
S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,808 ▼0.15 % NAFTA 111.62 ▲11.49 % ARI 4,683 ▼2.71 % S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,808 ▼0.15 % NAFTA 111.62 ▲11.49 % ARI 4,683 ▼2.71 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kërcënuesi, një ish-imam i Leshnicës. Almir Daci, njihej nga Antiterrori

Ushtari i ISIS që kërcënoi Shqipërinë për vendosje eksplozivesh dhe terror është Almir Daci nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Më parë ishte imam i xhamisë së Leshnicës.

Daci është një emër i njohur në raportet e Shërbimit Inteligjent Shqiptar, dhe po ashtu i Drejtorisë së Antiterrorit pasi njihet si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në rradhët e ISIS.

Një prej tyre, i marrë me vete nga vetë Daci, u vra një vit më parë gjatë luftimeve. Denis Hamzaj, një ushtar tjetër nga Leshnica, i rekrutuar nga vetë imami Daci u dërgua në frontin e luftës dhe u vra.

Në dyshimet e SHISH dhe Policisë se Antiterrorit, është fakti se vetë Daci ka marrë nga zonat përreth xhamisë, ku kryente funksionin e imamit, edhe të rinj të tjerë.

Policia ka marrë menjëherë në vëzhgim banesën e tij në Leshnicë, ndërkohë që pavarësisht se është një kërcënim i bërë në rrjete sociale, ai është marrë më tepër se seriozisht nga strukturat përkatese.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka urdhëruar të gjithë që marrin masat ndërkohë që të kërkojnë nga vendet fqinje informacion për lëvizje të mundshme të dyshuarish nga ISIS drejt Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Daci është një person i shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm dhe do ta kishte më tepër së të vështirë lëvizjen e tij.

Me urgjencë është kërkuar infomacion edhe për kërcënuesin tjetër, atë nga Kosova. Sipas policisë, të gjitha strukturat Antiterror janë në dispozicion për t’u marrë seriozisht me kërcënimin e imamit të Leshnices.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.