☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.03 ▼0.1%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▲ +2.77% ETH $2,423 ▲ +4.23% XRP $1.3241 ▲ +3.29% SOL $96.7900 ▲ +3.67%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Këshilli i Mandateve, PS sinjalizon rrëzimin e kërkesë së SPAK: Masat në fuqi për Ballukun, të mjaftueshme

Në Kuvend u mbajt sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku pati debate dhe kërkesa të shumta nga palët. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e Ballukut, masë e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme, SPAK nuk ka hequr dorë nga kërkesa për masë arresti.

Por kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se masa e kërkuar para, pra pezullimi, është mëse i mjaftueshëm që SPAK të vijojë normalisht hetimet.

“Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja.

Sakaq, opozita kërkoi që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e saj.

“Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda Balluku”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim”, thekson PD.

Por pas përfundimit të mbledhjes, foli për mediat kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se ata do të dalin me një raport ndryshe nga ai i PD ku kërkohet heqja e imunitet dhe do i dërgohet seancës plenare. Por sipas tij, do të ketë diskutim në grup për vendimin final.

“Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj”, tha Balla.

Sot në Kuvend ka shkuar edhe vetë kreu i SPAK Klodin Braho, teksa seanca u kthye në një skenë gjyqësore, ku SPAK harroi se i vendos gjykata dënimet, duke pretenduar se Balluku rrezikon 35 vite burg. Pas afro 4 orësh diskutimesh, mbledhja përfundoi dhe tani do të pritet vendimi që do të marrë Kuvendi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.