🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.19 ▼1%
ARI 4,663 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,547 ▲ +0.68% ETH $2,454 ▲ +1.52% XRP $1.5260 ▲ +4.24% SOL $95.5700 ▲ +1.99%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.19 ▼1 % ARI 4,663 ▼0.37 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.19 ▼1 % ARI 4,663 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
24 Aug 2026
Breaking
Politika

PD në referendum për Berishën më 23 maj, Kaso: 1 anëtar, 1 votë!

Më 23 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë një referendum për kryetarin Sali Berisha. Deputeti Ivi Kaso tha në një dalje për mediat, në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, se procesi do të zhvillohet sipas parimit 1 anëtar 1 votë.

“Në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit ku, nga ora 08.00 deri në orën 18.00 demokratët janë të thirrur të votojnë masivisht, në këtë shprehje të demokracisë së drejtpërdrejte. Nëpër degët e mëdha, sipas kërkesave është përcaktuar se mund të ngrihet edhe më shumë se 1 qendër votimi. Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë”, tha ai, përcjell A2 CNN.

“Partia Demokratike është krenare sepse, që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, deri më 23 maj, ka zhvilluar 7 procese zgjedhore të hapura, të drejtpërdrejta dhe demokratike. Krejt e kundërta me parimin ‘një anëtar një votë’, ndodh në ‘partinë bunker’, ku prej më shumë se një dekade nuk bëhen zgjedhje dhe çdo emërim bëhet sipas parimit autokratik ‘një kryetar, një votë’. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin e së shtunës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.