Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,631 ▲ +0.05% ETH $2,055 ▼ -0.05% XRP $1.3185 ▲ +0.29% SOL $79.3000 ▲ +0.3%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbetet me tre anëtare, dështon mbledhja e radhës

Banka e Shqipërisë nuk ka arritur të marrë asnjë vendim në mbledhjen e saj të radhës të datës 21 nëntor, për shkak 6 prej 9 anëtarëve të saj u ka mbaruar mandati dhe të rinjtë nuk janë zgjedhur ende.

Këtë e ka bërë të ditur vetë banka në një njoftim të shkurtër për shtyp: “Në datë 21 nëntor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Zëvendësguvernatorja e Dytë, zj. Natasha Ahmetaj dhe z. Tonin Kola, zhvilluan një takim informues, ku u njohën me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe u mor informacion mbi: (i) administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë; (ii) zbatimin e politikës monetare; (iii) mbarëvajtjen e sistemit bankar dhe financiar; dhe (iv) gjendjen e tregjeve të parasë dhe valutore.

Gjatë takimit nuk u morën vendime, dhe çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjet e muajit nëntor do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse”,përfundon njoftimi i Bankës.

Gjashtë anëtarëve që u mbaroi mandati në nëntor të këtij viti, janë:

-Dhori Kule është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011.

–Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë.

-Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011.

-Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në nëntor të vitit 2011

–Arben Malaj zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit

–Denada Prifti ka marrë mandat zëvendësues në nëntor 2014

Sipas Ligjit të Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtarë. Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ku pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave kanë nisur ndërkohë procedurat për zgjedhjen e propozimeve të tyre përkatëse.

Në Kuvendin e Shqipërisë, që do të bëjë tre propozime janë paraqitur 15 kandidatura: Vjollca Braho; Bardhyl Çeku;  Leontijev Çuçi;  Sulo Hadëri; Artan Hoxha; Altin Hoti;  Oljan Kanushi; Genc Koxhaj;     Arben Malaj; Visar Malaj; Luljeta Minxhozi; Ergys Misha; Nikollaq Pano;  Drini Salko; Arben Xibri.

Ndërsa Këshilli i Ministrave nuk ka publikuar ende propozimet e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.