🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,632 ▼ -0.42% ETH $2,054 ▼ -1.45% XRP $1.3114 ▼ -0.69% SOL $79.3600 ▲ +0.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kësti i Bankers “shpëton” planin e tatimeve në dhjetor

aaaKa qenë rritja e ndjeshme e të ardhurave nga tatim fitimi që ka ndikuar në shtimin e të ardhurave dhe realizimin e planit, ndërkohë që TVSH, Të ardhurat Personale; taksa nacionale, taksa e qarkullimit dhe lojërat e fatit janë të gjitha me mosrealizim plani dhe disa prej tyre edhe në nivele më të ulëta se dhjetori i 2014-s…

Të ardhurat nga tatimet në muajin dhjetor (1-30 dhjetor) ishin 16.6 miliardë lekë, rreth 430 milionë lekë më shumë se plani i këtij muaji dhe me rritje prej 8.2% (1.3 miliardë lekë më shumë) se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave të detajuara paraprake, ka qenë rritja e ndjeshme e të ardhurave nga tatim fitimi që ka ndikuar në shtimin e të ardhurave dhe realizimin e planit, ndërkohë që TVSH, Të ardhurat Personale; taksa nacionale, taksa e qarkullimit dhe lojërat e fatit janë të gjitha me mosrealizim plani dhe disa prej tyre edhe në nivele më të ulëta se dhjetori i 2014-s.

Të ardhurat nga tatim fitimi ishin 2.9 miliardë lekë në dhjetor 2015, duke qenë 70% mbi planin prej 1.7 miliardë lekësh. Në fillim të dhjetorit kompania e prodhimit të naftës Bankers Petroleum njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me tatimet, për ta paguar detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania në vitin 2011. Në bazë të skemës, Bankers do të paguante menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Pikërisht, pagesa e Bankers ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga tatim fitimi. Gjithsesi, nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.

Të ardhurat nga TVSH ishin 15% më poshtë se plani dhe 3.7% më shumë se dhjetori 2014. Të hyrat nga të ardhurat personale ishin 2.6 miliardë lekë, 19% më poshtë se plani, ndërkohë që kanë shënuar një rënie të ndjeshme prej 36% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në rënie me vitin e kaluar janë dhe taksat nacionale e të tjera dhe sidomos të ardhurat nga lojërat e fatit, që kanë realizuar vetëm 67% të planit dhe kanë rënë 11.3% në raport me faktin e dhjetorin 2014.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit, që u rrit me 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 (apo rreth 37% nga 17 në 27 lekë për litër) janë rritur vetëm me 1.7% në raport me dhjetorin 2014. Të ardhurat nga kontributet ishin 5.5 miliardë lekë, duke tejkaluar planin dhe duke qenë 9.1% më të larta se dhjetori 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.