Bota

Kievi ndërpret furnizimin me mallra të Krimesë

Kievi vendosi sot të ndërpresë livrimin e mallrave drejt Krimesë, gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014 por që varet nga Ukraina për nevojat e saj jetësore po përballet që këtë fundjavë me një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike.

I kritikuar se nuk po bën mjaftueshëm që Krimeja të rikthehet nën sundimin e Ukrainës, presidenti Petro Poroshenkon dhe kryeministri Arseni Jaceniuk bënë sot një propozim në këtë drejtim që u miratua gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave.

Shefi i shtetit i kërkoi qeverisë të krijojë menjëherë një grup pune për të ndërprerë livrimin e mallrave dhe çdolloj shkëmbimi tregtar me Krimenë, shumë e varur nga Ukraina kryesisht për furnizimet me uji dhe elektricitet

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button