Kim Kardashian me “look” të ri
Kim Kardashian drekon me Kourtney dhe Larsa Pippen
Modelja është fotografuar këtë të enjte në Beverly Hills, Kaliforni, ku kaloi ditë të këndshme me familjarë të saj.
Këtë herë, te Kim, binte në sy mungesa e “extensions”-it që ajo përdor shpesh në daljet e saj publike.
Dekolteja e zezë dhe xhinset e ngushta, nxirrnin në pah më së miri format tejet joshëse të modeles.
Kourtney Kardashian dhe Larsa Pippen ishin dy modelet e tjera bukuroshe që shoqëruan Kim në këtë drekë, ku binte në sy prania, tërë kohës, e truprojave.
Këta të fundit shoqërojnë kudo, Kim dhe familiarët e saj, që prej grabitjes së famshme në tetor, në Paris.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.