Kina dërgon në Nepal 58 mjekë
Kina ka dërguar në Nepal një mision humanitar të përbërë nga 58 mjekë. Në Katmandu kanë mbërritur mjekët së bashku me 13 ton ilaçe. Ata do të qëndrojnë në Nepal rreth 10 ditë.
Edhe vetë Kina është prekur nga tërmeti i fortë që rrafshoi Nepalin. Mediat kineze raportojnë për 21 viktima në rajonin autonom të Tibetit.
Ndërkohë, rreth 25 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.