🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,436 ▲1.45%
DOW 45,730 ▲1.14%
NASDAQ 21,195 ▲1.92%
NAFTA 104.59 ▲1.66%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,028 ▼ -1.17% ETH $2,062 ▼ -0.62% XRP $1.3220 ▼ -1.96% SOL $81.1300 ▼ -4.16%
S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Kina nis hetimet për shpërthimet në Tianxhin, kompanitë vlerësojnë dëmet

Të premten kanë filluar hetimet për të gjetur arsyen e dy shpërthimeve në një magazinë lëndësh toksike dhe kimike në Tianxhin, ndërsa kompanitë ndërkombëtare kanë filluar të vlerësojnë dëmet.

Shpërthimet ishin aq të mëdha sa që janë kapur edhe nga satelitët në hapësirë, ndërsa janë regjistruar edhe nga sensorët e tërmeteve.

Ndërsa kompanitë nga mbarë bota kanë filluar të vlerësojnë dëmet që iu janë shkaktuar nga këto shpërthime.

Kështu, marka franceze e makinave, “Renault” deklaroi se mbi 1 mijë makina të kësaj kompanie janë djegur, por asnjëri nga punonjësit nuk është plagosur.

Edhe “Hyundai” kishte rreth 4 mijë makina, por nga kompania kanë thënë se ende nuk janë vlerësuar dëmet.

Ndërsa, nga “Toyota” kanë thënë se fabrikën e tyre janë thyer të gjitha dritaret, por asnjëri prej punonjësve nuk është plagosur.

Seria e shpërthimeve të ndodhura në veri të Kinës, zyrtarisht ka vrarë të paktën 50 persona. Mbi 700 të tjerë janë plagosur dhe spitalet janë në kaos për t’u përballur me numrin e madh të tyre.

Mes viktimave janë edhe 12 zjarrfikës, që humbën jetën në përpjekjet për të shuar zjarrin, ndërkohë që 36 kolegë të tyre konsiderohen ende të humbur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.