☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.35 ▼0.22%
ARI 4,641 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,662 ▲ +2.51% ETH $2,517 ▲ +0.97% XRP $1.4491 ▲ +3.15% SOL $109.1000 ▲ +8.45%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.35 ▼0.22 % ARI 4,641 ▼0.5 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.35 ▼0.22 % ARI 4,641 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Trump: Britani e Madhe dhe Franca ta marrin vetë naftën në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sulmoi sot ashpër Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera, përfshirë Francën, duke u thënë atyre të shkojnë ta marrin vetë naftën e tyre në Ngushticën e Hormuzit, sipas deklaratave të shefit të Zyrës Ovale në rrjetin e tij social, Truth Social.

”Franca nuk i lejoi aeroplanët që shkonin në Izrael, të ngarkuar me furnizime ushtarake, të fluturonin mbi territorin francez. Franca nuk ka ndihmuar fare në lidhje me kasapin e Iranit, i cili është eliminuar me sukses!”, shkruan Trump në Truth Social.

”SHBA do ta mbajë mend këtë”, shton ai.

”Të gjitha ato vende që nuk mund të marrin karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në prerjen e kokës së Iranit, kam një sugjerim për ju”, shkruan Trump.

”Numri 1, blini nga SHBA-ja, pasi ne kemi me bollëk, dhe numri 2, grumbulloni pak guxim të vonuar, shkoni në ngushticë dhe thjesht merreni atë. Do të duhet të filloni të mësoni se si të luftoni për veten tuaj, pasi SHBA nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju aty për ne. Irani, në thelb, është shkatërruar. Pjesa e vështirë është bërë. Shkoni të merrni naftën tuaj”, përfundon presidenti Trump.

Komentet e Trump erdhën pas raportimeve në ”Wall Street Journal” se ai do të ishte i gatshëm t’i jepte fund fushatës ushtarake amerikane edhe nëse Irani do të vazhdonte kontrollin e tij mbi ngushticën, një rrugë jetësore transporti për furnizimet globale me naftë dhe gaz.

Bllokada selektive e Iranit dhe sulmet e tij ndaj shteteve të Gjirit kanë rritur çmimet globale të energjisë.

Në shenjën e fundit të rrezikut për transportin detar në rajon, një anije cisternë kuvajtiane me naftë u sulmua në brigjet e Dubait./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.