Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,693 ▼ -1.85% ETH $2,357 ▼ -2.52% XRP $1.4286 ▼ -3.15% SOL $86.5200 ▼ -2.83%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Bota

Kinë: Përdoruesit e internetit arrijnë në 772 milionë

Qendra e Informacionit për Rrjetin e Internetit e Kinës publikoi të martën edicionin e 41-të të “Raportit statistikor për zhvillimin e internetit në Kinë”. Raporti tregon se përdoruesit e internetit në Kinë arrijnë aktualisht në 772 milionë dhe se numri i atyre që bëjnë pagesa, blerje, lojëra, porositje ushqimi, marrje biçikletash me qira, transaksione bankare, rezervime udhëtimi etj. në internet ka treguar një prirje rritjeje.

Sipas edicionit të 41-të të “Raportit statistikor për zhvillimin e internetit në Kinë”, deri në dhjetorin e vjetshëm, numri i përdoruesve të internetit në Kinë arrinte në 772 milionë, kurse shkalla e depërtimit të internetit ishte 55.8 %, 4.1 pikë përqindjeje më shumë se mesatarja globale (51.7%). Gjithsej 40.74 milionë përdorues të rinj të internetit janë shtuar gjatë vitit të kaluar në Kinë, duke ruajtur një rritje të qëndrueshme. Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit të lëvizshëm në Kinë ka shkuar në 753 milionë. Raporti i përdoruesve të internetit që përdorin internetin e lëvizshëm u rrit në 97.5%, nga 95.1 % në vitin 2016.

Zhang Xiao, zëvendësdrejtor i Qendrës së Informacionit për Rrjetin e Internetit të Kinës, shpjegon se zhvillimi i shpejtë i internetit të lëvizshëm ka nxitur rritjen e numrit të përdoruesve të internetit në Kinë:

“Interneti i lëvizshëm vazhdon të përbëjë thelbin e rritjes së përdoruesve të internetit. Arsyeja për nxitjen e shtimit të përdoruesve të internetit në këtë proces është, së pari, përhapja e shpejtë e shërbimeve të teknologjisë së informacionit. Vendi ynë gjithashtu po promovon fuqishëm përdorimin e internetit për pakësimin e varfërisë. Shumë shërbime publike po ashtu përdorin internetin.”

Ndërsa numri i përdoruesve të internetit në Kinë ka qenë në rritje të vazhdueshme, edhe veprimtaria e tyre në të gjitha fushat e përdorimit të internetit ka ruajtur nivele të larta. Vjet, për shembull, numri i përdoruesve që porositën ushqime nëpërmjet internetit pati një normë vjetore rritjeje prej 64.6%; kurse i atyre që morën biçikleta me qira nëpërmjet internetit arriti në 221 milionë, ndërsa u bë mbulimi i qyteteve të mëdha kineze me këtë shërbim, duke u kryer njëkohësisht edhe në 21 vende të tjera. Edhe numri i përdoruesve që bënë pagesa në celular u rrit me shpejtësi, duke arritur në 527 milionë.

Ndërkohë, shitjet me pakicë në internet në Kinë arritën një rekord vjet, duke arritur në 7.18 trilionë juanë, 32.2% më shumë se gjatë 2016-s. Zhang Xiao beson se sektori i tregtisë elektronike është ende në fazën e kalimit drejt cilësisë dhe efikasitetit të lartë. Me mbështetjen e politikave qeveritare, në Kinë ka pasur rritje të shpejtë edhe në teknologjitë e reja si 5G, superkompjuterat, komunikimi kuantik dhe informatika kuantike etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.