☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,506 ▲ +1.05% ETH $2,254 ▲ +0.74% XRP $1.2509 ▲ +0.09% SOL $95.6700 ▲ +0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi gjatë një interviste në Telegrafi, lidhur me financimin e komunave.

Krasniqi ka thënë se akuzat ndaj Qeverisë për financat e komunave nuk qëndrojnë, duke argumentuar se buxheti i ndarë për pushtetin lokal është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

“Kur mungojnë faktet, mbeten vetëm akuzat. Kështu paska vepruar Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka përsëritur të dhënat e prezantuara më herët nga ministri i Financave, Hekuran Murati, sipas të cilave buxheti i ndarë për komunat ka qenë 546 milionë euro në vitin 2021, ndërsa në vitin 2027 pritet të arrijë në 907 milionë euro.

Sipas Krasniqit, kjo paraqet rritje prej 66 për qind.

Ministri ka kundërshtuar pretendimet se Qeveria “po ua merr paratë komunave”, duke thënë se mjetet e përmendura janë kthyer sërish në komuna përmes projekteve investuese.

“Këto mjete nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria. Ato përsëri u kthyen në komuna, përmes projekteve investuese që synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shpjeguar se, meqë bëhej fjalë kryesisht për komuna me kapacitete më të kufizuara administrative dhe njerëzore, ekzistonte rreziku që ato të mos arrinin t’i shpenzonin të gjitha fondet brenda afateve të përcaktuara.

Për këtë arsye, sipas tij, Qeveria ka vendosur që 25 për qind e mjeteve të mbetura të orientoheshin në një program tjetër investimesh, duke u mbështetur në legjislacionin për menaxhimin e financave publike.

Krasniqi ka kritikuar gjithashtu Asociacionin e Komunave të Kosovës, duke kërkuar që ai të përfaqësojë të gjitha komunat në mënyrë të barabartë.

“Asociacioni duhet të jetë zë i të gjitha komunave, jo t’i trajtojë komunat në mënyrë selektive. Interesat e komunave mbrohen me investime e projekte zhvillimore, jo me deklarata puro politike”, ka shkruar ai.

Në fund, Krasniqi ka theksuar se Asociacioni duhet të jetë përfaqësues i të gjitha 38 komunave të Kosovës.

“Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo zë selektiv i disa prej tyre”, ka përfunduar ministri./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.