🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.18 ▼2.48%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -1.43% ETH $2,141 ▼ -2.83% XRP $1.4493 ▼ -0.81% SOL $89.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kinë-Shqipëri, forcohen shkëmbimet në nivel vendor

Shkëmbimet mes pushtetit vendor midis Kinës dhe Shqipërisë po shtohen. Ditët e fundit, drejtues të qarqeve Shkodër dhe Tiranë si dhe kryebashkiakët e Durrësit dhe të Beratit morën pjesë në veprimtari të ndryshme shkëmbimesh të organizuara në Kinë, duke nisur kontaktet e sivjetme midis autoriteteve lokale të të dy vendeve.

Në shtator të vitit të kaluar, Shi Jichun, nënkryetar i organit konsultativ politik të provincës He’nan nënshkroi “Draft-marrëveshjen për Marrëdhënie Miqësore midis Provincës He’nan dhe Qarkut të Shkodrës”. Ndërsa nga 6 deri më 10 prill, kryetarja e qarkut të Shkodrës Greta Bardeli po viziton provincën He’nan ku do të jetë e pranishme në Panairin e Investimeve dhe të Tregtisë, si dhe do të nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen e sipërpërmendur.

Në gushtin e vitit të kaluar, Zheng Renhao, kryebashkiak i qytetit bregdetar Shantou gjatë vizitës në Shqipëri vizitoi dhe Durrësin, ku me homologët e tij diskutuan rreth bashkëpunimit miqësor ndërmjet dy qyteteve. Nga 28 marsi deri më 1 prill të këtij viti, kryebashkiaku i Durrësit Vangjushi Dako në krye të një delegacioni vizitoi qytetin Shantou ku u takua me homologun Zheng, me të cilin diskutoi për nxitjen e bashkëpunimit midis dy qyteteve. Dako u takua dhe me përfaqësues të sipërmarrjes vendëse, vizitoi portin dhe zonën eksperimentale ekonomike, duke kërkuar bashkëpunim midis dy porteve detare.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Beratit Petrit Sinaj nis nisi dje më 6 prill një vizitë një javore në Kinë ku do të jetë i pranishëm në Festivalin e Bozhureve të qytetit Luoyang, ku dhe pritet të bisedojë me autoritetet vendore për lidhjen e marrëdhënieve miqësore midis Beratit dhe Luoyang, të provincës He’nan.

Në ceremoninë e përcjelljes së delegacioneve, ambasadorja kineze në Tiranë Jiang Yu tha se krijimi i lidhjeve miqësore midis provincave, qarqeve dhe qyteteve të Kinës dhe Shqipërisë do të shërbejë si një platformë për zgjerimin e bashkëpunimit konkret dhe të shkëmbimeve të përvojave të zhvillimit.

Ajo shprehu dëshirën që të dyja palët të kapin shansin për nxitjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare. “Ambasada e Kinës do të vazhdojë të mbështesë kontaktet dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë midis autoriteteve lokale, duke nxitur zhvillimin e gjithanshëm, të thellë dhe afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe”, theksoi ambasadorja Jiang.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.