☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,253 ▲ +0.08% ETH $2,150 ▲ +2.45% XRP $1.3507 ▲ +0.93% SOL $81.3400 ▼ -1.66%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Klasifikimi i trajnerëve, De Biasi në vendin e pestë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi është renditur i pesti në listën prej 20 trajnerëve më të mirë në botë të Kombëtareve. Klasifikimi është bërë nga britanikja “the Telegraph” që ka arsyetuar klasifikimin kaq të lartë të italianit me suksesin e madh të Shqipërisë, që arriti të kualifikohej në Euro 2016.

“Ai u emërua në vitin 2011 si një zgjedhje surprizë në atë kohë. De Biasi asnjëherë nuk kishte drejtuar një skuadër jashtë Italisë dhe mori një skuadër që ishte e 74-ta në botë. Në katër vite, ai i çoi ata në prag të 20 skuadrave më të mira në botë, duke fituar përballë Francës dhe Portugalisë dhe duke arritur për herë të parë të sigurojë kualifikimin në një kompeticion të madh. Të gjithë duan që të përballen me Shqipërinë në Europian, por ata duhet të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë”, shkruan gazetari Jonathan Liew .

Ndërkohë, italiani me pasaportë shqiptare ka lënë mbrapa emra të mëdhenj si Antonio Conte (Itali), Roy Hodgson (Angli), Gerardo Martino (Argjentina), Didier Deschamps (Francë), Jurgen Klinsman (SHBA), Marc Vilmots (Belgjikë) etj.

Ndërkohë, vendi i parë i takon Joachim Loë, teknikut gjerman kampion bote. Në të dytin është Jorge Sampaoli që udhëhoqi Kilin drejt triumfit në Kupën e Amerikës. Në vendin e tretë janë dyshja e Islandës, Lars Lagerback dhe Heimir Hallgrimsson dhe në të katërtin Vicente del Bosque i Spanjës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.