🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,632 ▼ -0.42% ETH $2,054 ▼ -1.45% XRP $1.3114 ▼ -0.69% SOL $79.3600 ▲ +0.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kodheli: Ministria e Mbrojtjes, 700 milionë lekë nga rishikimi i buxhetit të vitit 2014

Ministrja-e-Mbrojtjes-Mimi-Kodheli-Foto-ATSH-ARKIV1-525x350Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot në Kuvendi se “ministria e Mbrojtjes ka përfituar 700 milionë lekë nga rishikimi i buxhetit të vitit 2014″.

Në diskutimin e saj lidhur me aktin normativ të rishikimit të buxhetit, ministrja Kodheli tha se “rishikimi i buxhetit për sa i përket pjesës së mbrojtjes do i shërbejë pajisjes me armatime të standardeve evropiane të batalionit të këmbësorisë”.
“Për fat të keq, batalioni i dytë i këmbësorisë ishte shndërruar në një shembull tipik të zvarritjes alla shqiptarçe të gjërave. Në ministrinë e Mbrojtjes gjendeshin fonde e bëheshin praktika e siguroheshin të ardhura për gjithçka, përveç bërjes së një ushtrie profesionale sipas standardeve të aleancës. Justifikimet ishin nga më të ndryshmet, por në thelb askush nga qeveria e kaluar nuk kishte dëshirë për të dhënë para për një projekt me të cilin Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s duhet të krenohej”, nënvizoi Kodheli.
Ndaj, vijoi ajo, me kolegët ushtarkë vendosëm të bëjmë të pamundurën që këtë njësi elitare të forcave tona të armatosura ta plotësonim me pajisje për ta deklaruar sa më shpejt si pjesë e forcës së reagimit të shpejtë, të NATO-s.
“Do kemi një njësi që nuk do të përdorë më kallashnikovin sovjetik, imazhin e çdo guerrilasi në botë”, tha Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.