Parlamentare
“Kodi Zgjedhor do votohet pa asnjë ndryshim”/ Askush nuk mund të vëri në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta
“Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do të votojmë Kodin Zgjedhor siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.
Pas mbledhjes së shtabit elektoral të PS-së, Rama iu përgjigj interesimit të medies për dekretin e Presidentit Ilir Meta që riktheu për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kryeministri tha se Kodi do të votohet sa më shpejt, kur të caktohet seanca e votimit, pa asnjë ndryshim pikë dhe presje.
“Askush nuk mund të vëri në diskutim vullnetin e parlamentit për asnjë arsye, aq më pak Ilir Meta”, tha ai.