Kronika
Kokaina me logo “KF Elbasani”, ja kush janë 4 trafikantët e arrestuar
October 3, 2019
0 1 minute read
Pak ditë më parë u publikua lajmi se 617 kg kokainë me logo “KF Elbasani” u sekuestrua nga policia braziliane, teksa dyshohet se edhe sasia narkotike ka pasur destinacion Shqipërinë.
Fotografinë e katër personave të arrestuar nga autoritetet braziliane për kapjen e 617 kg kokaine, janë bërë publike.
Katër personat e arrestuar janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç. Referuar inicialet e trafikantëve të arrestuar, ngrihen dyshime që 52-vjeçari N. P. të jetë shqiptar, për shkak se brazilianët kanë emra të gjatë.
Mediet e huaja raportojnë se katër personat e arrestuar e kishin kthyer pronën në një rafineri të ambalazhimit të kokainës. Përveç sasisë prej 617 kg kokainë, autoritetet braziliane sekuestruan edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe dy tableta të një lënde të pastës së kokainës.
Kokaina është gjetur brenda një kamioni në një zonë rurale të quajtur Brasnorte dhe sipër saj ishte stampuar logo e klubit të futbollit të Elbasanit “KF Elbasani”. Sipas policisë, droga kishte vlerën e 9 milionë dollarëve, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Evropa. Ndonëse nuk përcaktohet shteti përfundimtar, dyshimet janë se Shqipëria do ishte ndalesa e fundit, për shkak të logos së Elbasanit. Operacioni është realizuar më 2 shtator dhe katër persona kanë rënë në pranga