Kronika

Kolumbiani i kokainës së kapur në Mal të Zi, prokuroria dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Cesar Augusto Pelaez Triana, i cili akuzohet për trafik droge në tentativë.

Shtetasi kolumbian, i cili u arrestua në datën 9 qershor 2014 në aeroportin e Rinasit, priste të merrte paratë për 256 kilogramë kokainë, e cila u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi, me drogën që kishte si destinacion Shqipërinë.

Kokaina asokohe u zbulua dhe u bllokua nga policia malazeze në portin e Tivarit në një anije tregtare. Prokuroria e Tiranës bën me dije se po punohet për të zbuluar porositësit e kokainës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button