☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,535 ▲0.42%
NASDAQ 21,760 ▲0.78%
NAFTA 99.57 ▼1.79%
ARI 4,770 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,985 ▲ +1.13% ETH $2,113 ▲ +2.07% XRP $1.3467 ▲ +1.78% SOL $82.5500 ▲ +1.14%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Komisionerët e Helsinkit, thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri

zgjedhjeKryetari dhe një nga anëtarët e Komisionit amerikan të Helsinkit thanë në prag të zgjedhjeve lokale se “populli i Shqipërisë meriton një shans për të zgjedhur një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe të ndershme që është jetike për t’i ndihmuar të realizojnë aspiratat për shtet ligjor dhe mirëqenie”.

Kongresmenët republikanë Chris Smith dhe Robert Aderholt thonë në deklaratën e tyre se “qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të kenë besim se po marrin pjesë në një process zgjedhor transparent, pa frikësime, ngacmime ose sulme ndaj kandidatëve, medias, zyrtarëve zgjedhorë apo votuesve”.

“Për fat të keq, këto janë shqetësime të vazhdueshme në Shqipëri dhe shpresojmë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe nga grupet lokale në Shqipëri”.

Për 25 vjet, Komisioni amerikan i Helsinkit ka ndjekur dhe inkurajuar Shqipërinë për zbatimin e angazhimeve të OSBE-së. Përveçse  anëtar i Komisionit të Helsinkit, kongresmeni Aderholt është edhe zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.