☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.54 ▲3.33%
ARI 5,020 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,141 ▲ +1.16% ETH $2,321 ▲ +2.51% XRP $1.5167 ▲ +2.95% SOL $94.5600 ▲ +1.2%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.54 ▲3.33 % ARI 5,020 ▲0.35 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.54 ▲3.33 % ARI 5,020 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kompania Ajrore hungareze “low-cost” Wizz Air inspekton Aeroportin e Kukësit

kukesDrejtori i Zhvillimit Aeroportual të kompanisë ajrore hungareze “low-cost” Wizz Air, i shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, ka zhvilluar një vizitë inspektuese në Aeroportin e Kukësit, për të parë nga afër gjendjen e këtij aeroporti, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së fillimit të operimit të fluturimeve nga ky aeroport drejt destinacioneve evropiane. Kompania ajrore hungareze Wizz Air është kompania më e madhe e transporit ajror që operon aktualisht në Maqedoni.

Aeroporti i Kukësit përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, por asnjëherë nuk u vu në punë, për shkak të ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare, që gëzon operatori i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për periudhën 20 vjeçare 2005-2025.

Aeroporti KukesDy javë më parë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, deklaroi nga Kukësi se negociatat me konçensionarin TIA janë drejt përfundimit, ç’ka do të lejojë vënien në funksion të Aeroportit të Kukësit, që pritet të ketë një ndikim direkt në ekonominë e qytetit të Kukësit dhe në punësimin e mbi 200 personave nga kjo zonë.

Gjatë vizitës së tyre inspektuese, përfaqësuesit e Wizz Air u shprehën me pozitivitet për gjendjen aktuale të Aeroportit të Kukësit dhe treguan gadishmëri për bashkëpunim me autoritetet shqiptare për fillimin e operimit nga ky aeroport, kur të drejtat ekskluzive mbi fluturimet ndërkombëtare të TIA të jenë hequr.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.