☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,840 ▼ -0.07% ETH $2,051 ▼ -0.51% XRP $1.3191 ▲ +1.38% SOL $80.4700 ▲ +1.78%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kontesti i emrit, Athina: Ja qëndrimi ynë për zgjidhjen

kontesti-i-emrit-athina-ja-q-euml-ndrimi-yn-euml-p-euml-r-zgjidhjen_hdAthina zyrtare ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e saj në lidhje me kontestin e emrit. Një ditë pasi përgënjeshtroi deklaratat e ministrit Nikola Poposki se “Greqia nuk do zgjidhjen e emrit”, sot me anë të një kumtese, MPJ greke riafirmoi pozicionet e saj.

“Pozicioni i Greqisë për një emër të përbërë, me përcaktues gjeografik përpara fjalës ‘Maqedoni’ dhe jo përpara fjalës ‘Republikë’, për përdorim ‘erga omnes’, për të gjitha përdorimet, brenda dhe jashtë shtetit, është ndërtuar prej vitesh dhe përsëritet në vazhdimësi në Kuvendin grek, si dhe në të gjitha takimet shumëpalëshe dhe dypalëshe”, thuhet në kumtesë.

MPJ greke sqaron se e sheh të nevojshme të riafirmojë qëndrimin e saj, për shkak se siç thuhet në kumtesë “disa qarqe ekstreme bëjnë sikur nuk dinë gjë ose se janë të befasuar për pozicionin e Greqisë, të bërë të ditur nga ministri i Punëve të Jashtme gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

Duke argumentuar qëndrimin e saj, MPJ greke thotë se, nuk është rastësi që aktualisht në referencën “FYROM” fjalët “former yugoslav” (ish-jugosllave) qëndrojnë përpara fjalës “Republikë” dhe jo përpara fjalës “Maqedoni”.

Madje, Athina lë të kuptohet se edhe kjo referencë duhet përdorur në të gjitha rastet, dhe jo vetëm në relacionet me institucionet ndërkombëtare, sepse ndryshe përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i vetëm dhe çon në ndryshimin e kësaj situate”, thuhet në fund të kumtesës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.