Koronavirusi/ Kuvendi ska nevojë për masa mbrojtëse, do vazhdojë punën normalisht, Balla: Nuk ka vend për panik
Pavarësisht konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri dhe marrjen e masave të para nga ana e qeverisë, mësohet se puna e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të pezullohet.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Kuvendi do të vazhdojë normalisht punën.
“Të zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën në komisione dhe seancë plenare”, ishte porosia e tij.
Ne mbledhje u miratua gjithashtu edhe rregullorja e Grupit Parlamentar.[poll id=”37″]



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.