Kronika

Koronavirusi, përfundon me ngrohjen e motit. Xhulio Tarro: Vaksina kundër Covid 19 gati pas afro 18 muajsh

Profesor Xhulio Tarro i njohur si një nga virologët më të rëndësishëm në botë dhe i nominuar dy herë për çmimin Nobel në mjekësi, nxënës i Albert Sabin, shpikësi i vaksinës kundër poliomelitit ka marrë disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai mposhti të ashtuquajturën e “keqe të errët” në Napoli, virusin e poliomelitit i cili shkaktoi vdekshmëri të lartë te fëmijët nga 0 deri në dy vjeç që vuanin nga bronkiti. Ne e intervistuam profesor Tarron për të patur njohuri mbi Covid -19. Më pak se 20 vjet më parë, koronaviruset përfaqësonin një familje virale që gjatë periudhës së dimrit shkaktoi 10 deri në 30% të ftohjes. Tani koronavirusi i ri COVID-19 jep një sëmundje të ethshme, në rastet më të në rastet më të rënda të një pneunomie ,e cila mund të ketë nevojë edhe për një respirator. Profesor Tarro pranoi të flasi për RTSH në një intervistë të kryeredaktores Mimoza Haxhiaj.

Mimoza Haxhiaj: Mirëdita Profesor Giulio Tarro. Ju falenderoj për kohën që pranuat këtë intervistë për Radio Televizionin Shqiptar.

Profesor Tarro, Italia ka mbyllur gjithçka, çdo aktivitet me përjashtim të atyre që garantojnë shërbimet dhe mallrat thelbesore, kanë mbetur hapur vetëm farmacitë dhe super marketet. Italia konsiderohet një “Zonë e kuqe” marrë këtu në kosideratë numrin gjithmonë dhe në rritje të personave të infektuar nga korona virus dhe viktimave. Dje sërish u shënua një rekord i personave të vdekur, vetëm në një ditë 793, për një total 4.825 të vdekur.

Ju si e shikoni këtë situatë profesor?

Profesor Tarro: Besoj se është e rëndësishme ashtu si ju e përmendet, kjo sindrome paniku është përhapur si të ishin lajme lufte. Duhet të kujtojmë një fakt që ka ndodhur para kësaj epidemie, nga viti 1997 deri në 2015, Italia ka përgjysmuar si shtretërit ashtu edhe vendet e terapisë intensive, prandaj ndodhemi para një situate emergjence. U nisëm kështu me këmbën e gabuar dhe kur morëm vesh c çfarë po ndodhte në Kinë, ne nuk morëm masa dhe nuk u përgatitëm për këtë emergjencë,si bënë kolegët kinezë që i dyfishuan shtretërit dhe vendet e terapisë intensive. Sapo shpërtheu epidemia në Kinë, Franca nisi një plan për të shumëfishuar shtretërit, ndërsa ne po lëvizim vetëm tani për ta bërë atë.

Mimoza Haxhiaj: Sipas jush si e shpjegoni që spitalet në Lombardi janë gjunjëzuar në këto dite lufte nga korona virusi?

Profesor Tarro: Mbi të gjitha shpjegimin e gjej në faktin se nuk janë përgatitur për këtë emergjencë, edhe vitin e kaluar për shembull për gripin e zakonshëm, janë sëmurur 6 milionë italianë dhe kishin vetëm 10.000 vende. Për shkak të një epidemie të gripit, spitalet në Lombardi e gjetën veten të mbingarkuar, dhe unë shoh se sot nuk ka kohë për të riparuar ato gabime. Kur ka një numër të lartë pacientësh që kanë nevojë për terapi intensive, normalisht që spitali shkon në kaos, në këtë rast duhen shfrytëzuar dhe spitalet private, për sa kohë është një luftë si e tillë duhet përballuar.

Mimoza Haxhiaj: Profesor si e shikoni situatën në Itali tani a ka shpresa që të mbyllet kjo luftë kundër korona virusit.

Profesor Tarro: Ky është momenti më tragjik, rajoni më i prekur në Itali është Lombardia, pastaj këtu kemi Milanon, Brescia, një dramë e përditshme e viktimave nga korona virus, që thamë dhe më sipër që godet në raste më shumë patologji, por kur ka vdekje kuptohet që lë një shenjë shumë më të keqe.

Mimoza Haxhiaj: Profesor po të ndërhyj meqënëse po ndalemi tek mosha ,ky virus kë godet më shumë, në raport me moshën dhe faktorë të tjerë, kush është fasha që goditet më shumë?

Profesor Tarro: Një pyetje me vend, mosha mesatare që goditet është 80 – 81 vjeç edhe pse sëmundja e korona virus godet të gjitha moshat, fasha kryesore janë më të vjetërit që kanë patologji të ndryshme. Por duhet të analizojmë me vëmendje se korona virus godet persona që kanë patologji kryesisht nga infeksione kardiake, veshkat, tumoret, diabeti, mëlçia.

Mimoza Haxhiaj: Profesor, kemi gati 2 muaj që lajmet mbi Koronavirus janë përhapur zyrtarisht për Covid -19, atëherë koronavirus dhe Sars janë pjesë e një familje të ngushtë, a kanë të njëjtën vdekshmëri?

Profesor Tarro: Unë them këtë, që për në ,mjekët “Sarsi” i parë në vitet 2002 -2003, i cili nuk na preku aspak , pati 10% të vdekur në harkun e 6 muajve, u goditën mbi 8000 persona, tani ndodhemi para shifrash komplet ndryshe, mund të themi dhjetë herë më shumë, ishte epidemia në Kinë me 80.000 raste, por me vdekshmëri që kanë qenë rreth 2% . Në një analizë të bërë bazuar kryesisht mbi njerëz të shëndetëshëm, vdekshmëria ka zbritur nën shifrën 1%. Sot ndodhemi në një situatë, në Itali që duket sikur kemi një vdekshmëri rreth 10%, por një analizë e bërë nga Institucionet tona të Shëndetësisë, ka bërë që këto kartela klinike të ndahen nga ata që vdesin prej korona virus dhe ata që vdesin nga patologji të tjera. Pra ndodhemi para kësaj ndarje, dhe duket se vdekjet nga korona virus janë shumë të ulta, pra duhet që këto përqindje vdekjesh të analizohen jo vetëm mbi bazën e të shtruarve, por edhe të infektuarve, dhe në këtë rast vdekjet janë shumë më të ulta, këto përqindje të vdekurish janë më pak se 10% dhe në fund të kësaj situate, do të shohim se mund të bëhen numra, mund të themi si në rastin e Kinës. Ndryshe nga shumë pneumoni të tjera virale, simptomat e sipërm respirator zakonisht mungojnë në SARS, megjithëse kollitja dhe vështirësia në frymëmarrje vërehen në shumicën e pacientëve. Në formën klasike, pacientët paraqesin një sëmundje gjenerike me ethe, sy të kuq, dhe ftohje; mund të ndodhin episodet edhe te diarresë.

Mimoza Haxhiaj: Profesor, sindroma COVID – 19 është realisht një patologji e re, e një ndikimi që sulmon rrugët e frymmëmarrjes më shumë se zkonisht ,dhe më shumë pasoja vdekjeprurese për të moshuarit, apo të sëmurët kronikë?

Profesor Tarro: Le të themi se është një sindromë e re e këtij shekulli, korona virus, ka qenë gjithmonë sindroma e ftohjes. Kemi katër lloje të studiuara që japin vetëm patologji të sëmundjeve bëni një, pastaj nga 2002, 2003 patëm sindromën e frymëmarrjes akute të rëndë e quajtur Sars, që dha një formë komplet ndryshe të pneumonisë intresteciale, pastaj ka pasur një sindromë frymëmarrje e quajtur “lindje e mesme”, që filloi në vitin 2012 në Arabinë Saudite, dhe më pas e njohur si njolla e Kleopatrës, një epidemi e veçantë në Korenë e Jugut në këtë rast është një sëmundje e rëndë me vdekshmëri rreth 33%. Por kjo është një situatë që shihet në bashkësinë e saj si sëmundje dhe është e mundur të përdoret gjaku, antikorpet e shëruara për të kuruar ata të sëmurë.

Mimoza Haxhiaj: Profesor çfarë ndryshon me pandeminë?

Profesor Tarro: Unë gjithmonë kam thënë se është një çështje sematike, një epidemi që nga Kina ka shkuar në shumë vende të tjera, edhe pse më pak raste, ka tejkaluar kufijtë kombëtare, më pas ka shkuar në pesë kontinente duke lënë vetëm Antartidën, nga ky moment konsiderohet pandemi. Ky është një përkufizim edhe pse në nivel të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo sjell nevojën e marrjes së masave urdhëruese, si për shembull nëse ka një vaksinë kjo lejon të eksperimentohet pavarësisht problemeve të provave klinike të sigurisë.

Mimoza Haxhiaj: Kemi parasysh Kinën e cila e cila pati 80.000 raste, 2% raste vdekjesh , u deklarua zyrtarisht nga Shëndetësia kjo pneumoni atipike me 31 dhjetor 2019, në mes të marsit e mbylli fazën e saj të epidemisë. Profesor sipas jush çfarë zhvillimi do të ketë ky virus Covid -19?

Mimoza Haxhiaj: Në këto raste nga epidemitë më të rëndësishmet në nivel historik, tani janë vezhgime që kinezët i përdorin në mënyrën më të përpiktë dhe tani ata po lirojnë edhe pacientin e fundit, pra funksionoi, ashtu si funksionoi në Korenë e Jugut, duke mos pasur mundësinë që ti bënin tamponin gjithë popullsisë, gjetën një sistem, që numri i të infektuarve referuar sëmundjes, pjesa më kritike vetëm 5%, me vdekje nën 1%, edhe në Japoni arriti të mbajë një sjellje shumë interesante duke përdorur një antiviral i njohur, por që në këtë situatë u bë shumë i rëndësishëm, pasi përdorej për çështje të tjera virale, por që në 91% të rasteve ka qenë shumë funksional. Gjëja e rëndësishme është se aty nuk ka më kufizimet që kemi në Itali, ndaj ky produkt japonez mund të jetë diçka antivirale si ajo e përdorur kundër malarias.
Antivirali që ne e quajmë “kushëriri francez” ,lufton për parandalimin, ndërsa në nivel farmakologjik përdoren vetëm për ato që janë në gjendje kritike që janë të intubuar, pra ajo përqindje subjektesh që kanë vështirësi.

Mimoza Haxhiaj: Si mund të luftohet Covid 19, vlen gjithmonë parimi që duke qenë virus, antibiotiku shërben për të parandaluar infeksione më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes?

Profesor Tarro: Mendoj se kjo pyetje është shumë aktuale, ne duhet të mendojmë se korona virus nga një ftohje e rëndësishme pasi shpesh shoqërohet nga temperaturë,

Mimoza Haxhiaj: Profesor më fal se ju ndërpres, thatë se është si një ftohje, Korona virus mund ta quajmë ftohje, e thënë nga ju specialistët?

Profesor Tarro: Sipas njohjeve të shekullit të kaluar kishim katër lloje ftohjesh nga korona virus, pastaj nga 2002 – 2003 me sars-in e parë, u bë e njohur si sindroma e frymëmarrjes akute të rëndë, e cila pastaj kalon në sëmundje me vdekshmëri 30%, dhe tani në 2020 u bë përgjegjës i një pandemie në të gjithë botën e cila po gjunjëzon ekonominë e shumë vendeve.

Mimoza Haxhiaj: Profesor flitet se përgatitet një vaksinë dhe kur mendoni ju se mund të jetë gati?

Profesor Tarro: Profesori sipas të dhënave vaksina mund të jetë gati pas 12 – 18 muajve, pandemia na ka mësuar që duhen bërë dhe disa prova klinike që japin më shumë siguri për produktin që duhet përdorur, normalisht nëse ka antivirale që mund të përdoren si ai që thamë më parë, ritonavir produkti për “ebolën” “remdesivir” i cili pati efekt jo vetëm për kolegët kineze dhe tajlandezë por edhe për vendin tonë është eksperimentuar. Në pritje të përgatitjes së një vaksine specifike, e cila mund të parandalojë përhapjen e mëtutjeshme të kësaj koronavirusi COVID-19, që pritet, sipas OBSH-së, në 18 muaj, është e nevojshme të mbani në mend një terapi simptomatike dhe të ngjashme me atë të gripit sezonal, veçanërisht për patologji të ndryshme, të cilat i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj virusit: diabetikët, kardiopatët, bronkopatët, etj . Antibiotikët përdoren për infeksione dytësore bakteriale, ndërsa ilaçet e kortizonit nuk rekomandohen. Më në fund, antiviralët e sugjeruar variojnë nga Interferoni në Ribavirin, deri te terapia anti-HIV me Lopinavir / Ritonavir, duke përfunduar me produktin e ri Remdesivir, të përdorur për Ebola. Natyrisht, si gammaglobulin për tetanoz, antitrupat plazmatikë të subjekteve të shëruara paraqesin një përdorim logjik për të ndihmuar pacientët më seriozë.

Mimoza Haxhiaj: Profesor çfarë mesazhi mund të jepni, sa mendoni se mund të zgjasë kjo situatë?

Profesor Tarro: Prespektivat që kemi na jepen para së gjithash nga Kina që e mbylli këtë epidemi, të cilat duhet të jenë të dobishme për ne, në Itali jemi duke arritur në pikun e kurbës epidemike, mendoj se kjo bazë epidemike do të mbyllet nga prilli ose maji, mendoj se mund të jetë edhe sezonale dhe të mbyllet përgjithmonë.

Mimoza Haxhiaj: Profesor sipas jush cilat mund të jenë aspektet më shqetësuese të Covid 19, pra ata që kërkojnë më kujdes,të cilët janë pikë referimi urgjente?

Profesor Tarro: Mendoj se rastet më të rrezikshme janë ata që janë infektuar nga patologji të tjera. E dimë se me moshën, imuniteti bie dhe efektet tek personat e ri që edhe pse sëmuren preken më pak se personat në moshë të avancuar. Lidhet me forcën e imunitetit.

Mimoza: Profesor si ka mundësi që ka kaq mendime të kundërta në lidhje me këtë, mos ndoshta varet nga mungesa e njohjes së këtij virusi?

Profesori Tarro: The një gjë shumë të bukur, ka pak njohje jo vetëm për virusin por edhe pak njohje nga ata që flasin për gjithçka dhe këtë duhet t’ja lenë atyre që kanë eksperiencën dhe merren me keto çështje, pasi njerëzimi ka kaluar shumë epidemi, nga salmonella, kolera, hivi etj.

Mimoza Haxhiaj: Cilat janë këshillat që mund të na jepni dhe si duhet të mbrohemi?

Profesor Tarro: Le të themi se simptomat e këtij korona virus godet pjesën e sipërme pastaj zbret poshtë, një kollë e thatë dhe temperaturë është simptomë alarmi. Aty ku virusi lidhet me qelizën që duhet të mbrojmë, për këtë arsye kemi nevojë për antivirale. Duhet të dimë se sistemi ynë imunitar vihet në provë të vështirë, ndaj një regjim i mirë shëndetësor na mbron në këto raste.

Mimoza: A do të duhet shumë kohë që të mbyllet kjo pandemi për Italinë dhe vendet e tjera në botë?

Profesor Tarry : Për Italine shpresoj që të zbresë në prill deri në maj dhe në qershor të mbyllet, për pjesën tjetër të botës merret në konsideratë fillimi epidemisë dhe rasteve të shëruara si në të gjitha gjërat duhet parë kalimi i virusit. Shpresojmë që të jetë si viruset sezonale që me ardhjen e motit të ngrohtë të mbyllet.

Mimoza Haxhiaj: Profesor a mund të shpresojmë se me ardhjen e prillit, temperaturave të ngrohta të stinës, të shkojë drejt rënies ky virus.

Profesor Tarro: Pyetje e bukur, mendojmë se ashtu si viruset e dimrit përfundojmë me ardhjen e të ngrohtit, shpresojmë që edhe ky të ketë të njejtin fund.
COVID-19 u përhap shpejt në të gjithë Evropën,veçanërisht në Itali, ku situata është ende tragjike, ndërkohë që edhe Spanja është vendi i dytë i goditur më së shumti, regjistron gati 400 vdekje të reja brenda 24 orëve. “Qëndroni në shtëpi” dhe “mbyllni gjithçka” janë fjali që dëgjohen në të gjitha pjesët e botës për të mos lejuar që njerëzit të mblidhen dhe të bëjnë kontakte pasi infeksioni koronavirus përhapet me shpejtësi dhe situata në Itali është e frikshme. 900 milionë njerëz duhet të qëndrojnë në shtëpi. Nga Vuhan, Kinë, ku filloi të përhapet epidemia, në New York, më shumë se 900 milionë njerëz duhet të qëndrojnë në shtëpi për të mos u infektuar nga një virus që ka infektuar tashmë mbi 300,000 njerëz në botë, gjysma e tyre në Evropë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button