Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,461 ▲ +1.34% ETH $2,054 ▲ +2.85% XRP $1.3493 ▲ +1.06% SOL $84.1200 ▲ +2.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kosova me komunitetin egjiptian: Bashkia ka detyrime ndaj çdo banori të saj

Kandidati për kryebashkiak ka parë sot nga afër kushtet e jetesës së komunitetit egjiptian në Njësinë 4 në kryeqytet. Kosova u ka kërkuar banorëve të organizohen e të kërkojnë me ngulm të drejtat e tyre

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dhe pa nga afër kushtet e jetesës së banorëve të komunitetit egjiptian në zonën e Njësisë 4 në Tiranë. Kosova u angazhua që Bashkia do të mbajë detyrimet e saj për çdo banor të qytetit.

“Desha asistencë, jam me dy fëmijë me të meta mendore edhe ato një herë na i vendosin një herë jo. I heqin. Edhe asistencën na e kanë hequr, edhe drita na kanë sjellë nga 30 milionë lekë. Me çfarë do t’i paguajmë ato drita ne?”, shprehet një banore.

“Varfëria ekstreme, ku njeriu çohet në mëngjes ose shtrihet për të fjetur dhe nuk ka çfarë ti japë fëmijëve për të ngrënë, jam i sigurt që është një terren i përshtatshëm nga parti ose politikanë të caktuar për të blerë votën. Puna e parë, nuk duhet të guxojë asnjë njeri që të vendosë dorë te lekët e shtresës më të varfër që ekziston në vendin tonë, siç jeni ju. Bashkia ka detyrimet e veta karshi çdo qytetari në gjithë territorin e saj dhe unë jam angazhuar që çdo banor duhet të gëzojë të njëjta të drejta në qytetin e Tiranës. Bashkia ka menduar të ngrejë një zyrë juridike që do të jetë përkrah meje, në mënyrë që të mbledhë të gjithë problemet e qytetarëve dhe ekspertët, juristët e kësaj zyre të bashkisë do të gjëmojnë dhe do të vrapojnë për të zgjidhur problemet që keni ju. Pra filloni, përgatituni midis jush që për këtë lagjen këtu të keni një zë të fortë. Kur them një zë të fortë, jo një njeri. Po bëhuni disa burra dhe disa gra me kurajo që mblidhni dhe mendime të të tjerëve, që t’iu kem përkrah, pra për të zgjidhur dhe për të mbajtur nën kontroll që ato që do nis unë nga bashkia, t’iu vinë ju, t’iu përkthehen ju në të mirë apo jo”, tha Halim Kosova.

“Ka qenë Halim Kosova ka qenë ai që ka shpëtuar gruan dhe fëmijën tim. Faleminderit Halim Kosova”, shprehet një banor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.