Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,520 ▲ +1.34% ETH $2,055 ▲ +2.78% XRP $1.3510 ▲ +1.17% SOL $84.1300 ▲ +2.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kosova në Njësinë 5: Do të minimizoj tarifat bashkiake

Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova, është ndalur gjatë së martës në Njësinë 5 në Tiranë, ku është takuar me pensionistë dhe gra të kësaj njësie për të biseduar për zgjidhjen e problemeve ekonomike kryesisht, por edhe shqetësimet kryesore të këtij komuniteti.

Duke u shprehur se në planin e tij janë ulja në minimumin e mundshëm të tarifave bashkiake për pensionistët, ai shtoi se do të stimulojë grupe vullnetare të rinjsh, që të ndihmojnë këtë grupmoshë me shërbimet e nevojshme.

“Do të ulen taksat, se sado të pakta të jenë, janë shumë për një që e ka pagën ose pensionin shumë të vogël. Do të ulen taksat për biznesin, për të krijuar më shumë vende pune. Jam i angazhuar, që në krye të një stafi, i cili do të ecë se s’bën me ritmin tim, se nuk ka rrugë tjetër, do të jemi në shërbim të qytetarëve të Tiranës, për të bërë më të mirën e mundshme për individin, për familjen, për lagjen dhe për të gjithë qytetin”, tha ndër të tjera Halim Kosova.

Edhe pse zgjedhjet janë lokale dhe jo qendrore, duke bërë që mjetet në duart e kryebashkiakëve të jenë shumë të pakta për të ndikuar në pagat e pensionet që marrin, apo edhe në taksat që paguajnë qytetarët, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës më 21 Qershor është i bindur se mund të bëjë diçka.

“A kam në dorë unë të bëj ndonjë gjë? Po, kam. Ai pension që ju kanë lënë, që për mua nuk është djersa që ju keni derdhur, si kryetar bashkie të bëj që t’i rritet sadopak vlera, duke mos ua rënduar edhe me taksa të ndryshme. Ajo që unë kam në dorë është që t’u lehtësoj nga taksat që ka në dorë bashkia dhe sigurisht që do ta bëj. Po studiojmë një mundësi për lehtësi të tjera, se si ilaçet t’ju vijnë në shtëpi dhe mos detyroheni ju të dilni për të marrë një shërbim, por ai t’ju vijë juve në shtëpi”, deklaroi Kosova.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.