🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,136 ▲ +0.35% ETH $2,051 ▼ -0.11% XRP $1.3115 ▼ -0.49% SOL $79.8400 ▼ -0.19%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova siguron përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga nënkryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, po vijon punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Gjatë punimeve, më 5 shtator 2016, Byroja e APKE-së ka marrë vendim lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës, bën të ditur një komunikatë nga Kuvendi.

Sot, gjatë Sesionit të Katërtë të Rregullt të APKE-së ky vendim u ratifikua me shumicë votash.

Sipas këtij vendimi, që prej janarit të vitit 2017, Kosova ka të drejtë të caktojë një delegacion prej tre (3) anëtarësh, ku do të përfaqësoheshin pozita, opozita dhe minoritetet, njofton komunikata.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë lobuar që t’ia pamundësojnë delegacionit nga Kuvendi i Kosovës pjesëmarrjen në punimet e APKE-së.

Delegacioni i Kosovës në bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Shqiprisë, të cilin e udhëheqë Valentina Leskaj, si dhe me anëtarët e shteteve mike të Republikës së Kosovës, zhvilluan lobim të fuqishëm.

Përfaqësimi i Kosovës në APKE përbën mundësi për lobim për Kosovën, si dhe për përfitim të asistencave të ndryshme në ndërtimin dhe zhvillimin e diplomacisë parlamentare, të cilat ofrohen nga Këshilli i Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.