☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.91 ▲2.08%
ARI 4,767 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,681 ▲ +0.47% ETH $2,188 ▲ +0.22% XRP $1.3407 ▲ +0.31% SOL $83.1700 ▲ +1%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.91 ▲2.08 % ARI 4,767 ▼1.05 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.91 ▲2.08 % ARI 4,767 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë- Kanada, zgjerim bashkëpunimi

Zhvillimi ekonomik është prioritet i qeverisë edhe për vitin 2016, tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në takim me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, ku biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë gjatë këtij viti dhe rezultatet konkrete të arritura në integrimet evropiane, në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, e fusha të tjera.

Po ashtu, Mustafa theksoi se qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta ketë prioritet qendror zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat në kuadër të zhvillimit të vendit si dhe çmoi mbështetjen e madhe që Kanadaja ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat, duke  shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçmas në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve kanadeze në Kosovë.

Ambasadori i Kanadasë,  Daniel Maksymiuk, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e relacioneve me Kosovën. Ambasadori Maksymiuk, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kanadasë për bashkëpunim në zhvillimin ekonomik dhe në mundësitë e investimeve nga bizneset kanadeze në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.