Kosova

Kosovë-Serbi- Përfundon takimi kryeministror në Bruksel

vucicKa përfunduar sot në Bruksel takimi  i raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Sipas raportimeve të medias në Prishtinë, deri më tani dihet se është arritur marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sipas mediave në Beograd, është nënshkruar memorandum për sigurimin e automjeteve.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, zhvilloi sot një takim fillimisht me delegacionin e Serbisë të udhëhequr nga kryeministri Aleksandar Vuçiç, e më pas me delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, pas të cilit u zhvillua takimi i përbashkët me të dy delegacionet.

Në krye të bisedimeve ka qenë bashkësia e komunave serbe në Kosovë, ndërsa ishin katër tema në raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd, sot në Beuksel. Media në Serbi ka paraprirë takimit duke renditur të dytën “energjetikën”, të tretën “telekomunikacionin” dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.

Po para takimit, burimet zyrtare në Prishtinë po ashtu kanë theksuar katër tema, me dallim vetëm në renditje, “energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe Asociacionin e komunave serbe, duke bërë të ditur se për këto çështje para takimit të sotëm të kryeministrave të Kosovës e Serbisë në Bruksel kanë qëndruar dhe janë atje grupet punuese kosovare në kuadër të dialogut.Radio Evropa e Lirë njoftoi pak më parë se, në Bruksel kanë përfunduar bisedimet midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Alkdandar Vuçiç. Ndërsa Vuçiç sapo ka deklaruar për mediat në Bruksel se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe ka shtuar se bisedimet kanë qenë shumë të vështira dhe se do të vazhdojnë pas disa ditësh. Vuçiç ka përfunduar fjalën e tij duke u shprehur se “është shënuar përparim vetëm për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button