⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.94 ▲0.81%
ARI 4,157 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,727 ▲ +1.96% ETH $2,494 ▲ +1.29% XRP $1.3781 ▲ +3.11% SOL $107.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.94 ▲0.81 % ARI 4,157 ▲0.18 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.94 ▲0.81 % ARI 4,157 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosto e jetesës në Kosovë pëson rritje, qytetarët përballen me çmime të larta

Rritet kostoja e jetesës për qytetarët e Kosovës. Uji, energjia dhe pijet janë shërbimet dhe produktet që kanë pësuar rritje të madhe të çmimeve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e prodhimit në vend kanë shënuar rritje si në baza tremujore, ashtu edhe vjetore.

Sipas Agjencisë së Statistikave, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit është rritur për 2.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025.

Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje mesatare prej 7.9 për qind.

Rritjet më të mëdha në baza tremujore janë regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me 34.4 për qind, prodhimi i pijeve me 15.9 për qind dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës me 9.6 për qind.

Sipas kësaj agjencie, rrije të çmimeve pati edhe në prodhimin e metaleve, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimin e produkteve kimike, tekstilit dhe produkteve të gomës e plastikës.

Efektet e luftës në Lindjen e Mesme janë një nga arsyet e rritjes e rritjes së çmimeve, ndërsa për shkak të zgjedhjeve të shpeshta në vend kanë munguar edhe reformat e thella ekonomike dhe përthithja e investimeve të huaja.

Së fundmi Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Europë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.