☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,318 ▲ +1.01% ETH $2,138 ▲ +2.03% XRP $1.3520 ▲ +1.66% SOL $84.5800 ▲ +2.71%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Kosto që do krijohet nga kriza energjetike nuk do t’i ngarkohet konsumatorit familjarë

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbreme se kosto që do të krijohet nga kriza energjetike nuk do t’i ngarkohet konsumatorit familjarë.

Gjatë një interviste në një nga studiot televizive në vend, Rama tha se plani për emergjencën nga kriza energjetike do të shpallet nesër.

“Sot shpallëm emergjencën në sistemin energjetik. Kemi marrë disa fuqi që na jep ligji i emergjencës. Çështja është të mbajmë një ekuilibër, duke mos i ngarkuar konsumatorit familjar krizën. Kjo do të ishte më e thjeshta, por mundësitë për të kapërcyer këtë fazë krizë pa e ngarkuar konsumatorin familjar ekzistojnë. Pas kësaj do të hyjmë në një fazë reformimi të sistemit. Do të bëjmë një zgjidhje inovative”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama tha se pavarësisht situatës nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

“Vende të tjera të mëdha e kanë bërë në plan të ketë kufizime të energjisë për konsumatorët. Rast i tillë, është Britania e Madhe. ”Por ne nuk do të kemi kufizime të energjisë elektrike”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, aktualisht është katërfishuar çmimi i energjisë elektrike që blihet në tregjet ndërkombëtare.

”Aktualisht është katërfishuar çmimi i energjisë elektrike që blejmë në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa çmimi i energjisë me të cilin faturohen qytetarët është nën kosto. Sot shteti subvencionin një pjesë të energjisë dhe për një shtresë ne paguajmë për çdo vit shifra të rëndësishme”, tha ai.

Kryeministri shtoi se në 8 vite të kësaj mazhorance janë bërë investime në sistemin elektroenergjetik sa ç’nuk janë bërë që prej vendosjes së shtyllave të elektrifikimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.