🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.06 ▼1.06%
ARI 4,807 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,136 ▼ -0.12% ETH $2,141 ▲ +2.08% XRP $1.3489 ▲ +0.95% SOL $81.1700 ▼ -1.97%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.06 ▼1.06 % ARI 4,807 ▼0.14 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.06 ▼1.06 % ARI 4,807 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

KQZ, 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit

Mbledhja-e-KQZ--525x350Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë rreth 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit, si dhe hapjen e kutive të votimit të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.
Vendimi u miratua sot në mbledhjen e KQZ-së me votat e katër anëtarëve të pranishëm, të cilët vendosën që kostoja financiare për këtë proces të jetë më e ulët se sa ajo e parashikuar, në një vendim të mëparshëm të KQZ-së, në shkurt 2014.
KQZ diskutoi sot rreth një ndryshimi në vendimin e mësipërm, sipas të cilit fatura financiare për këtë proces, e përllogaritur nga administrata zgjedhore e KQZ-së kapte shifrën e rreth 4.5 milion lekëve. Por, kjo kosto u vlerësua e lartë nga ministria e Financave, duke e detyruar Komisionin të përcaktojë një faturë të re, e cila shkon në rreth 2.8 milion lekë.
Sipas kodit zgjedhor (neni 178), KQZ ka detyrimin të hapë të gjitha kutitë e votimit gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ky nen përcakton gjithashtu dhe kompetencën për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit.
Praktika e deritanishme ka njohur vetëm formën e djegies, por me ndryshimet e bëra në kod kjo formë nuk është më e detyrueshme dhe as e vetmja mundësi. Ndaj administrata vlerësoi si mënyrë asgjësimi me anë të riciklimit të letrës, e cila nuk ka pasoja për ambientin dhe që mund të sjell përfitime materiale

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.