☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,363 ▲0%
NASDAQ 26,461 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,676 ▲ +0.6% ETH $2,347 ▲ +1.08% XRP $1.3250 ▲ +2.14% SOL $101.0700 ▲ +0.35%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,363 ▲0 % NASDAQ 26,461 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.77 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,363 ▲0 % NASDAQ 26,461 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kredia për sektorin privat ra me -0.8% më 2015, ketë vit rritja pritet me 4.2%

KREDIKredia për ekonominë pas një ecurie të plogësht në tre vitet e fundit pritet të gjallërohet këtë vit. Nga të dhënat që Banka e Shqipërisë ka raportuar për Fondin Monetar Ndërkombëtar mësohet se kredia për sektorin privat ka pësuar një rënie me -0.8 për qind më 2015, por rigjallërimi pritet të ndodhe këtë vit, ku huaja pritet të ketë një rritje 4.2 për qind.

Banka e Shqipërisë arsyeton, se ecuria e plogësht e aktivitetit kreditues reflekton performancën e dobët të portofolit të kredisë për biznese. Ndër faktorët më të spikatur vijojnë të mbeten kërkesa e dobët për financim dhe kushtet e kreditimit, të cilat raportohen të shtrënguara për bizneset e mëdha.

Zhvillimet sipas agjentëve ekonomikë tregojnë se kredia për sektorin privat ka vijuar të mbështetet nga rritja e qëndrueshme e portofolit të kredisë për individë. Zgjerimi i këtij portofoli reflekton rritjen e kërkesës së tyre për financim, kushtet e lehtësuara të kreditimit për disa tremujorë radhazi, si dhe ofertat konkurruese në treg për këtë segment.

Përqendrimi i kreditimit në segmentin e individëve evidenton rritje më të lartë të kredisë së dhënë për qëllime konsumi, megjithëse me ritme më të ngadalësuara në tremujorin e fundit (rreth 9%).

Ekonomia shqiptare u përball me një rritje të shpejtë të kreditimit, veçanërisht pas vitit 2004, që përkoi edhe me privatizimin e bankës më të madhe në vend e që u pasua edhe nga hyrja e grupeve të njohura bankare të huaja dhe nga bashkimi i dy bankave, duke nxitur kreditimin dhe duke rritur konkurrencën. Veçanërisht kreditimi në valutë të huaj pësoi një rritje të dukshme.
Pas shpërthimit të krizës globale financiare në vitin 2008, rritja e kredisë filloi të ngadalësohej drejt niveleve tepër të ulëta, sidomos pas vitit 2009. Ajo ende vazhdon të rritet tepër ngadalë, ndërsa ritmi i rritjes së depozitave ka qenë më i lartë, pothuajse deri në fund të vitit 2011.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.