🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,124 ▲ +0.24% ETH $1,704 ▼ -0.29% XRP $1.1308 ▼ -1.41% SOL $69.0900 ▼ -0.89%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 muajt e përfunduar në mars 2026, oferta e akomodimeve afatshkurtra në vend u rrit me 19.3%, ritmi më i lartë mes vendeve të krahasuara në rajon.

Mesatarisht, Shqipëria numëronte gati 27 mijë listime të disponueshme çdo muaj, duke mbetur pas vetëm Rumanisë për nga madhësia e tregut. Rumania vijon të mbajë pozicionin e tregut më të madh në rajon me 32,828 listime mesatare mujore, ndërsa pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 21,143 listime dhe Bullgaria me 18,167. Gjithsesi ndërsa Rumania operon mbi një bazë më të madhe, Shqipëria po rrit kapacitetet me një shpejtësi dukshëm më të lartë.

Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur krahasohen ritmet e rritjes. Oferta e akomodimeve në Shqipëri u zgjerua me 19.3% me bazë vjetore, kundrejt 9.9% në Malin e Zi, 9.2% në Rumani, 8.9% në Serbi, 7.7% në Slloveni dhe 5.7% në Bullgari. Kjo e vendos Shqipërinë në krye të rajonit për nga ritmi i zgjerimit të tregut.

Rritja e ofertës është shoqëruar edhe me zgjerim të kërkesës. Numri i net-qëndrimeve u rrit në 2.36 milionë gjatë periudhës, nga rreth 2 milionë një vit më parë. Të ardhurat arritën në rreth 133.7 milionë euro në periudhën 12-mujore të mbyllur në mars 2026.

Gjithsesi një tjetër element që bie në sy nga shifrat është fakti se ritmet e zgjerimit të ofertës kanë tejkaluar ato të kërkesës. Kjo u përkthye në një rënie të lehtë të normës mesatare të zënies (prenotimeve) në 53.9%, nga 54.5% një vit më parë.

Turizmi në vend vijon të mbetet thellësisht sezonal pavarësisht tentativave për ta bërë atë gjithëvjetor. Kërkesa arrin kulmin gjatë muajve të verës, ndërsa pjesa tjetër e vitit mbështetet në nivele dukshëm më të ulëta aktiviteti, çka e bën menaxhimin e kapaciteteve një sfidë po aq të rëndësishme sa zgjerimin e tyre.

Profili i vizitorëve po bëhet gjithashtu më ndërkombëtar teksa grupet që po bëhen gjithmonë e më prezentë në vend po rriten dhe marrëveshjet në të cilat po hyjnë me tur-operatorët po bëhen më të larmishme nga kontratat me garanci, tek allotment apo dhe turistët individualë.

Franca përbën tregun më të madh të origjinës për qëndrimet në Airbnb, e ndjekur nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Për momentin, Shqipëria nuk është tregu më i madh i akomodimeve afatshkurtra në Ballkan, por po zgjerohet më shpejt se çdo vend tjetër i rajonit, duke forcuar pozicionin e saj në hartën turistike të Europës Juglindore./ N.Maho

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.