☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,536 ▼ -0.41% ETH $2,343 ▼ -1.68% XRP $1.2954 ▲ +0.29% SOL $101.3800 ▼ -0.94%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

Në kushtet kur euro po shënon rekorde historike negative, opozita kërkon ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor.

Në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e PD kërkuan nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë që të adresojnë këtë situatë, qoftë edhe me masa të përkohshme, dhe të mos mjaftohen me faktin që regjimi i kursit të këmbimit në vend është i lirë.

“Kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë, është e pakonceptueshme që BSH të ndërhyjë në tregun valutor me një ndërhyrje masive, më shumë se 1 mld euro, ku vlerësohet se 800-900 milionë euro i takojnë ndërhyrjes për të mbajtur të frenuar nënçmimin e euros, këtu kemi dalë nga funksioni ligjor i BSH, që të mbajë kursin e këmbimit në nivele të caktuara, por që të mbajë nën kontroll çmimet”, tha Enno Bozdo, deputet i PD

“A mundet BSH brenda një muaji të bëjë një studim dhe të vijë edhe me një propozim konkret? Ka nevojë për ndërhyrje në këtë moment. Një ndihmë e duan disa sektorë. Nga 140 në 94 është një rënie e tmerrshme e euros. Banka ka ndërhyrë, por që të mos ndodhemi përballë surprizave, le të bëjmë një politikë të përkohshme, nuk mund të heshtim përballë kësaj krize që ka sektori i prodhimit, jo vetëm manifaktura, por edhe bujqësia”, shtoi Igli Cara, deputet i PD.

Deputetët e djathtë i bënë thirrje qeverisë që të shohë me vëmendje të veçantë sektorët më të prekur nga rënia e euros, manifakturën dhe bujqësinë, duke hartuar politika fiskale në mbështetje të tyre për të përballuar situatën.

Nga ana e socialistëve, kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi kërkoi një takim me ministrin e Financave për të trajtuar këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.