☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,240 ▲ +0.43% ETH $2,063 ▲ +0.5% XRP $1.3138 ▼ -0.35% SOL $80.7500 ▲ +0.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kreu i KLSH-së nuk arrestohet pa lejen e Kushtetueses

Debate në komision për projektligjin. Braçe: Kush arrestohet, të shkarkohet.

Nga Zamir Alushi

Komisioni i EkonomiseNëse kreu i KLSH-së arrestohet, të shkarkohet nga detyra. Ky propozim që u bë nga kreu i Komisionit për Ekonominë, Erion Braçe, ngjalli debate dhe nuk u miratua nga deputetët e tjerë të mazhorancës dje, gjatë shqyrtimit nen për nen të ligjit për KLSH-në. Diskutimi i këtij drafti në komision është shoqëruar me debate mes kreut të komisionit, Erjon Braçe, dhe kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj, në lidhje me funksionimin e këtij institucioni, në rast shkeljeje ligjore apo arrestimi. Kjo, sipas Braçes, për të mos hasur në ngërçin e krijuar pas situatës së fundit me institucionin e Bankës së Shqipërisë. Por kreu i KLSH-së, Leskaj, i ka sugjeruar kreut të Komisionit të Ekonomisë se nëse do rregullime për këtë gjë, duhet ta bëjë për të gjitha institucionet. Shtesa e propozuar nga Braçe u kundërshtua edhe nga një deputet i mazhorancës që tha se arrestimi është një çështje e gjykatës dhe nuk mund të vendoset në këtë ligj si shkak për shkarkimin. Erion Braçe ka deklaruar se e shtron këtë kërkesë, sepse në asnjë institucion në Shqipëri, nuk jep njeri dorëheqjen. “Çfarë ndodh nëse kreu i KLSH-së arrestohet për ndonjë krim, patën rastin e dikujt që mendonte se drejtonte nga burgu”, solli si shembull Braçe. I pranishëm në këtë mbledhje, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, përgjigjet: “Nëse doni rregullime për këtë gjë, duhet ta bëni për të gjitha institucionet”. Projektligji ka përcaktuar për herë të parë disa raste specifike se kur shkarkohet nga detyra kreu i KLSH-së. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës”, përcaktohet në draft dhe vijojnë rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit. Lidhur me rastet e implikimit në një krim, imuniteti i kryetarit të KLSH-së “u blindua” me një nen të veçantë. Sipas nenit 22, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Ai gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Kryetari i KLSH-së nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese, e cila në qoftë se nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë. Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të zgjerojë kompetencat dhe ushtrimin e kontrolleve të detajuara si mbi buxhetin, ashtu dhe mbi partitë politike, se si i shpenzojnë fondet shtetërore. E re në këtë ligj është edhe e drejta e audituesve të këtij institucioni, për të kontrolluar performancën tatimore, në mënyrën e mbledhjes së të ardhurave, por jo vetëdeklarimet e biznesit privat. Pas disa muajsh diskutime, Kontrollit të Lartë të Shtetit i jepet e drejta që të marrë informacionin e kërkuar prej Drejtorisë së Tatimeve. Projektligji po diskutohet prej më shumë se 2 vitesh, por mungesa e 84 votave ka sjellë shtyrjen e tij.

Shkarkimi

-Rastet kur hiqet nga detyra kreu i KLSH-së

a) Shkel Kushtetutën ose shkel rëndë ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij;

b) Cilësohet nga gjykata me vendim të formës së prerë si i paaftë për të kryer detyrat e tij;

c) Dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi,

ç) Kryen akte ose sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij.

d) Zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij.

-Në rast se vendi i Kryetarit mbetet vakant, Presidenti, brenda 15 ditëve, i propozon Kuvendit kandidaturën e re. Kuvendi zgjedh Kryetarin e KLSH-së brenda 15 ditëve nga paraqitja e kandidaturës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.