☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,155 ▼ -4.25% ETH $1,989 ▼ -4.03% XRP $1.3300 ▼ -2.53% SOL $82.9700 ▼ -4.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Krifca: Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit, nxitje prodhimit bujqësor

Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe reduktojnë rrezikun nga përmbytjet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, tha se, “investimet në infrastrukturën vaditëse dhe kulluese për të lehtësuar punën e fermerëve në prag të sezonit të vaditjes, po ecin paralelisht me programet mbështetëse për mbështetjen e prodhimit bujqësor vendas”.

Ministrja bëri të ditur se, “ekipet e bujqësisë të sektorit të ujitjes dhe kullimit, janë të gjithë në territor për të mundësuar infrastrukturën e nevojshme të ujitjes për fermerët”.

Po ndërhyjmë, tha ajo, që të plotësojmë kërkesat e prodhuesve për të përballuar ditët e thata të sezonit.

“Njëkohësisht, po monitorojmë të gjithë rrjetin kullues për të eliminuar ndotjen që mund të derdhet në det, për të siguruar një sezon turistik të pastër dhe të shëndetshëm”, theksoi Krifca.

Ministrja përcolli në rrjete sociale, aspekte nga puna që po kryhet në rrjetin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese në Lezhë, teksa tha se, “puna do të vijojë me të njëjtin ritëm pa u ndalur në të gjithë vendin, përgjatë gjithë sezonit”.

“Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë po pastron vazhdimisht rrjetin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë zonën për të rritur eficiencën aktuale dhe për t’u përgatitur për reshjet e vjeshtës”, u shpreh Krifca.

Investimet e ndërmarra nga MBZHR në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, ka lehtësuar situatën e përmbytjeve, por edhe ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore.

Sot sipërfaqja e vaditur e tokave bujqësore është dy herë më e madhe, krahasuar me 2013 dhe ujiten rreth 260 mijë ha tokë bujqësore që përbën rreth 70 % të potencialit të ujitjes në shkallë vendi.

Gjithashtu strategjia e re e bashkëpunimit të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare në fushën e bujqësisë, do të financojë zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit në territorin rural, duke përdorur metodat dhe teknologjitë më efektive në dispozicion, prej nga përfitojnë direkt dhjetëra-mijëra fermerë.

Pothuajse 27 milionë euro investim do të shkojnë për modernizimin apo ndërtimin e sistemeve të vaditjes në një territor prej mbi 23 mijë hektarësh në zonën e Divjakës, Konispolit, Lushnjës dhe kullimit në rreth 10 mijë hektarë të zonës së Semanit, Darzezës dhe Hoxharës.

Ndërsa 27 stacione aktuale të kullimit do të instalohen panele diellore, duke i bërë ato të vetëmjaftueshëm dhe pavarur nga rrjeti i energjisë elektrike, çka i kursen buxhetit të shtetit gjysmë milion euro çdo vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.