Kronika
Krimet e Rënda, shtyhet gjyqi ndaj imamëve
Është shtyrë për javën e ardhshme seanca e radhës gjyqësore ndaj imamëve të Tiranës, rasti i të cilëve po trajtohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e prokurores së çështjes, mësohet nga burime zyrtare pranë gjykatës.
Seanca do të mbahet të martën e ardhshme dhe në të do të dëgjohen dëshmitarët e akuzës.
Imamët, disa prej të cilëve të vetëshpallur të tillë, akuzohen për rekrutim personash për t’iu bashkuar luftimeve në radhët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.