🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.18 ▼2.48%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -1.43% ETH $2,141 ▼ -2.83% XRP $1.4493 ▼ -0.81% SOL $89.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Durrës, avancimi i axhendës së zonës ekonomike rajonale

Kryeministri Rama mblodhi sot në Durres, në selinë e Vilave qeveritare, në një takim informal krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit rajonal. Fokus i takimit ishte avancimi i axhendës së zonës ekonomike rajonale, por gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ramës me eurokomisionerin Johannes Hahn, u fol edhe për zgjedhjet në Shqipëri.
Edi Rama priti në Durrës, pak metra larg bregut të detit, homologët e tij nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar në një takim të cilësuar informal, në lidhje me avancimin projektit për një zonë ekonomike rajonale, për të cilin ishin dakortësuar më parë në Samitin e Triestes.

Si për të treguar se vendeve të Ballkanit nuk u duhej më kujdestaria e Bruskelit për t’u takuar, Kryeministri Rama shpjegoi se eurokomisioneri Johannes Hahn ishte prezent si i ftuar në këtë takim, së bashku me zv/Presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.

Pas sesionit të parë të bisedimeve, Rama dhe eurokomisioneri Hahn dolën para gazetarëve, ndërsa temperaturat e larta dhe natyra informale e takimit u reflektuan edhe në veshjen e tyre, pa xhaketa me këmishat zbërthyer dhe mëngët përveshur. Duke u fokusuar te pjesa e bisedimeve për Shqipërinë, Rama u tregua i gatshëm të vazhdojë qasjen e re të bashkëpunimit me opozitën, ndërsa Hahn foli për zgjedhjet dhe çfarë priste pas tyre.
Përsa i përket kanabisit, Rama rikonfirmoi angazhimin për ta zgjidhur brenda këtij viti çështjen, ndërsa Hahn përshëndeti punën e bërë në këtë drejtim. Eurokomisioneri nuk përmendi një datë kur Shqipëria mund të hapte negociatat me BE-në por theksoi se prezantimi i raportit për këtë është më tepër një çështje cilësie sesa shpejtësie

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.