☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▲ +0.69% ETH $2,060 ▲ +1.06% XRP $1.3169 ▲ +1.06% SOL $80.0000 ▲ +1.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Kryeministri spanjoll, “non grata” në qytetin e tij

Partia Socialiste spanjolle, Lëvizja Podemos dhe blloku nacionalist i Galicias votuan duke shpallur persona “non grata” kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, në qytetin e tij Pontevedra.

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Popullore të Rajoyt nuk morën pjesë në votim dhe e cilësuan atë qesharak. Sidoqoftë, në mbledhjen e bashkisë merrnin pjesë qindra njerëz dhe për kryebashkiakun Miguel Anxo Fernandez Lores ishte e vështirë të mbante rregullin. Jashtë bashkisë me qindra protestues të tjerë mbështetën vendimin e autoriteteve lokale duke hedhur parulla të shumta kundër kryeministrit.

Megjithëse ka lindur në qytezën fqinje Santiago de Compostela, Rajoy konsideron Pontevredrën si qytetin e tij ku njohu bashkëshorten, shërbeu si këshilltar në bashki, si kryetar i shërbimit publik provincial dhe si deputet i zonës.

Por, autoritetet lokale vendosën që ta shpallin “non grata” pasi Ministria e Ambientit në Madrid i zgjati licencën e tokës në Pontevedra edhe për 60 vjet kompanisë “Ence”.

Banorët dhe kritikët e kësaj lëvizje kërkonin që licenca të mos rinovohej pas skadimit në 2018-n, në mënyrë që lumi t’i kthehej atyre dhe të ndalej ndotja. Sipas anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, Rajoy kishte vepruar si një anëtar i bordit drejtues të kompanisë.

Në fakt, sipas mediave spanjolle, deri para pak vitesh, partia e Rajoyt kishte mbështetur mbylljen e fabrikës pas skadimit të licencës në vitin 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.