Kryeministrja e re britanike: “Po, jam e gatshme të jap urdhër për sulm bërthamor!”
Ka shokuar kryeministrja e re britanike, Theresa May, kur pa asnjë hezitim ka thënë se do të urdhëronte një sulm bërthamor, edhe në rast do të vriteshin qindra mijëra njerëz, nëse ajo mendon se është e nevojshme.
Deklarata e pazakontë ishte një përgjigje që ajo dha gjatë një debati parlamentar të hënën, kur u pyet në lidhje me ripërtëritjen e programit nuklear britanik, Trident.
Ideja e një sulmi bërthamor, për të cilin është pyetur May, është ngritur nga ana delegatit George Kerevan, i cili e ka pyetur atë: A jeni ju e gatshme që të lejoni një sulm bërthamor, nga i cili do të humbnin jetën qindra mijëra gra dhe fëmijë?”.
“Po!”, është përgjigjur May.
Ajo ka thënë se: “Asgjësimi i armatimit bërthamor britanik do të ishte një akt i papërgjegjshmërisë së madhe”, duke akuzuar më tej kundërshtarët e sistemit raketor britanik, Trident “se janë të parët që po dalin në mbrojtje të armiqve të vendit”.
Ky qëndrimi Theresa May përbën të parin rast kur një kryeministër britanik përgjigjet në formë të prerë në lidhje me çështjen e përdorimit të armatimit bërthamor, duke qenë se parardhësit e saj gjithmonë i janë shmangur përgjigjes për këtë pyetje hipotetike.
Sir Geoffrey Howe, i cili ka qenë ministër i jashtëm gjatë Luftës së Ftoftë, ka thënë se kjo është një pyetje në të cilën asnjë kryeministër nuk mund të japë përgjigje direkte.
Ndërkaq, mediat britanike njoftojnë kanë të bëjnë më tepër me një spekulim nga ana e qeverisë, për të tërhequr vëmendjen nga zgjerimi i hendekut gjithnjë më të madh në mes të shefit të laburistëve, Jeremy Corbyn dhe parlamentit britanik.
May e ka ditur se Corbyn do të shprehte mendimin e tij, i cili është i kundërt me të sajin, të cilin ai edhe e ka shprehur në parlament: “Nuk do të sjellë vendime të cilat do të vrasin miliona njerëz të pafajshëm. Nuk besoj se kërcënimi me vrasje masive është rrugë legjitime e zgjedhjes së problemit”, ka thënë Corbyn.
Vendimi për të votuar për ripërtëritjen e sistemit Trident, është ngritur në fakt nga ish-kryeministri David Cameron, i cili ishte i ulur tre rreshta prapa znj. May, por që nuk tha asnjë fjalë.
Parlamenti britanik është pyetur në lidhje me shpenzimin e rreth 30 milion funtave për rinovimin e katër nëndetësve Trident, nëndetëse këto të cilat janë të pajisura me raketa bërthamore balistike.
Në çdo kohë, të ditës apo të natës, një nga këto nëndetëse po bën patrullime nëpër detra.
Sistemi Trident, është produkt politik i “zonjës së hekurt” Margaret Thatcher, pasi ajo, në kohën e qeverisjes së saj, e bleu nga SHBA, si linjë e fundit e mbrojtjes kundër vendeve të paktit të dështuar të Varshavës.