☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.38 ▲0.61%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,874 ▲ +0.1% ETH $2,315 ▲ +0.18% XRP $1.3031 ▲ +2.09% SOL $99.9100 ▼ -0.37%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Vietnami konfirmon ish-guvernatorin e bankës shtetërore si kryeministër

Ish-guvernatori i Bankës Shtetërore të Vietnamit, Le Minh Hung, është konfirmuar si kryeministër për pesë vitet e ardhshme, pas miratimit të Asamblesë Kombëtare e vendit.

Sipas kushtetutës së Vietnamit, kryeministri kryeson qeverinë dhe mbikëqyr administratën e përditshme dhe menaxhimin socio-ekonomik të vendit.

Asambleja Kombëtare konfirmoi sot se kreu i Partisë Komuniste, To Lam do të shërbejë njëkohësisht si president i vendit për pesë vitet e ardhshme, në atë që është përshkruar si konsolidim i pushtetit në stilin e Xi Jinping të Kinës.

Hung, është bërë udhëheqësi i dytë më i fuqishëm në Vietnam. 55-vjeçari bëri betimin e detyrës në Hanoi, duke u zotuar për besnikëri absolute ndaj Atdheut, popullit dhe Kushtetutës së Republikës Socialiste të Vietnamit.

Ai është djali i ish-ministrit të Sigurisë Publike Le Minh Huong, i cili mbajti detyrën nga viti 1996 deri në vitin 2002 dhe thuhet se ishte i përfshirë në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vietnamit në vitin 1995.

Hung e filloi karrierën e tij në vitin 1993 në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Vietnam.

Më vonë ai punoi në Bankën Aziatike të Zhvillimit (ADB) përpara se t’i bashkohej Bankës Shtetërore të Vietnamit, ku shërbeu si zëvendësguvernator nga viti 2011 dhe guvernator nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Struktura udhëheqëse e Vietnamit zyrtarisht përfshin pesë shtylla, kryetarin e partisë, presidentin, kryeministrin, kryetarin e Asamblesë Kombëtare dhe, që nga viti 2025, anëtarin e përhershëm të Sekretariatit të Partisë. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.